Advertisements

TË DHËNAT ZYRTARE PËR NUMRIN E BANORËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË JANË TË DISKUTUESHME

Abdulla Mehmeti


Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës i Republikës së Maqedonisë për vitin 2016:

  1. Në Republikën e Maqedonisë lindin përafërsisht 23 002 fëmijë gjatë vitit*. Ky numër është i përafërt gjatë disa viteve të fundit.

Deri në moshën 6 vjeçare, kur përfshihen këta fëmijë në shkolla fillore, ky numër duhet të jetë gjithsej 138 012 fëmijë:23 002 x 6 = 138 012

 

  1. Gjithashtu, sipas të dhënave të publikuara nga ky Ent, në Maqedoni gjithsej janë të përfshirë afërsisht 187 019 nxënës në shkollat fillore* (shkollimi fillor është i detyrueshëm). Pra, nga mosha 6 -15 vjet ka përafërsisht 187 019 nxënës (banorë). Gjithsej nga 0-15 vjet ka afërsisht 325 031 banorë. 138 012 (deri 6 vjet) + 187 019 (deri 15 vjet) = 325 031 (gjithsej nga mosha 0-15 vjet).

 

  1. Nëse merret parasysh mosha mesatare në Republikën e Maqedonisë (meshkujt 70 vjet, femrat 74 vjet), atëherë numrin e përgjithshëm të banorëve deri në moshën 15 vjet duhet ta shumëzojmë me 5 (15 x 5 = 75), që të fitojmë një numër të përafërt të banorëve. 325 031 x 5 = 1 625 155. Pra, gjithsej në Republikën e Maqedonisë supozojmë të ketë afërsisht 1 625 155 banorë.

 

  1. Sipas të dhënave nga ky Ent, më 31 dhjetor 2016, në Republikën e Maqedonisë ka pasur gjithsej 2 073 702 banorë*.

 

Dallimi mes numrit zyrtar 2 073 702 banorë dhe numrit të përgjithshëm të banorëve 1 625 155 sipas përllogaritjes sonë është: 448 547 banorë më pak.

Dallimi për 448 547 banorë nuk është i vogël.

 

Shtrohet pyetja logjike, nga është siguruar ky numër i banorëve të Maqedonisë, duke pasur parasysh treguesit e përfshirë në përllogaritjen tonë?

 

Në këto përllogaritje duhet të merren parasysh: a) numri i fëmijëve të papërfshirë në shkollat fillore (fëmijë të pastrehë dhe fëmijë me nevoja të posaçme); b) personat e moshës madhore me punë të përkohshme në botën e jashtme (i cili gjatë viteve të fundit është tepër i madh), por këto të dhëna shtesë nuk janë në favor të të dhënave zyrtare për numrin e përgjithshëm të popullsisë në Maqedoni, të paraqitur sipas Entit Shtetëror të Statistikës.

 

*Të dhënat zyrtare janë sipas publikimit „Maqedonia në numra, 2017“, Enti Shtetëror i Statistikës, Shkup, fq. 9, 14, 22.

 

(18.3.2018)

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: