Advertisements

Turqia e konfirmon edhe njëhere se Serbia për Turqinë është një vend kyç dhe mike e saj në Ballkan

Turqia dhe Serbia siç duket i kanë ngjeshur mirë edhe njëhere raportet miqësisë së thellë historike e cila po mbretron në mes të këtyre dy vendeve,e cila doren në zemër nuk ka munguar kurrë ,edhe kur ishte në dëm të Shqiptarëve,sa here që ata duhej jo vetëm për t’u shpërngulur për Turqi por edhe për ti dhënë Serbëve tokat dhe tempujt historik të shqiptarëve!Këto rreshta që do i lexoni më poshtë do e konfirmojnë atë se mija e kujt është Turqia në Ballkan.

Kësaj miqësie i ka shkuar për gjurme edhe Zëvendëskryeministri turk Fikri Isik i cili thotë se Serbia për Turqinë është një vend kyç në Ballkan dhe se Serbia perceptohet si një vend fqinj, edhe pse nuk kemi një kufi të përbashkët!
Isik tha se kompanitë turke duan të marrin pjesë në projekte të mëdha infrastrukturore në Serbi dhe si një nga projektet kryesore të përbashkëta për zbatimin në periudhën e ardhshme veçoi ndërtimin e një autostrade “rrethore” midis Beogradit dhe Sarajevës.

Ai thekson se Turqia me Serbinë po ndërton marrëdhënie veçanërisht të ngushta dhe bashkëpunim ekonomik dhe kujton se udhëheqësit e të dy vendeve, Rexhep Tayyip Erdogan dhe Aleksandar Vuçiq, kanë shprehur një dëshirë për të përmirësuar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Turqisë.
Ishik po qëndron me një delegacion në vizitë zyrtare në Beograd.

“Vizita historike e presidentit tonë në tetor të vitit të kaluar ishte një moment historik në përmirësimin e marrëdhënieve tona, pastaj u nënshkruan shumë kontrata që janë të gjitha për qëllim të zhvillimit të marrëdhënieve tona”

Ishik po qëndron me një delegacion në vizitë zyrtare në Beograd,ku u takua me zyrtar të lartë serb si dhe kryeministren Bernabic./Proinformacion.com

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: