Advertisements

Ushtaraku amerikan me prejardhje serbe i cili tash e tutje do të komandojë bazën Bondsteel

Nik Duçiq quhet dhe është shtetas amerikan.E do kishen serbe.Ai është kolonel i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.Deri këtu as që do të na interesonte fare për këtë fare Duçi.Por…

Ky amerikan me prejardhje sertbe është komandant i ri i radhës i bazës Bondstill pranë Ferizajt dhe Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes të KFOR-it, raportuan mediat .
Në Kosovë ai ka arritur si komandant i Brigadës së 79-të të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Kalifornisë dhe sot mori postin e Komandantit të Komandës Lindore, nga Kolonel Michael Spragins.

– Roli i KFOR-it mbetet i pandryshuar – duke kontribuar në lirinë e lëvizjes dhe një mjedisi të sigurt. Ne do të vazhdojmë të jemi të paanshëm dhe ne do të punojmë për të mbështetur zhvillimin e stabilitetit për të gjithë aktorët në rajon. Ky mision ka një rëndësi të veçantë personale për mua. Unë jam oficeri i parë amerikan me origjinë serbe, i cili komandon grupin luftarak shumëkombësh Lindje. Kam privilegjin të shërbej dhe jam i përkushtuar ndaj lirisë dhe krijimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë – tha Duçiq./Proinformacion Media

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: