Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Vuçiq bisedon në telefon edhe me presidentin turk në lidhje me ngjarjet e fundit në Mitrovicë,Erdogan e lavdron atë dhe Serbinë për sjellje të menqur

Mediat serbe njoftojnë se presidenti i Serbisë ,Vuçiq ka biseduar në telefon edhe me presidentin turk Erdogan në lidhje me Kosovën dhe ngjarjet gjatë arrestimit të Gjuriqit.
Siç njoftojnë këto media ,presidenti serb Vuçiq gjatë një bisede gjysmë orëshe e ka njoftuar në detaje presidentin turk ,Erdogan siç shkruhet për “incidentin e rëndë dhe sulmin të cilën pushtetarët prishtinas e kanë krye në veri të Kosovës,duke e njoftuar me të gjitha faktet që i paraprinë asaj.”
Nga ana e tij -Erdogan theksoi se ai vlerëson shumë reagimin e ftohtë dhe të mençur të Vuçiçit dhe autoriteteve në Serbi lidhur me incidentin serioz dhe sulmet që kanë marrë autoritetet e Prishtinës në veri të Kosovës,duke potencuar se problemet duhet zgjidhur me mjete paqësore.

Më tej thuhet në këto media se “Të dy presidentët ranë dakord që fuqia e lidershipit të mos shkaktojë trazira dhe gjakderdhje, por të zgjidhë shumë probleme të trashëguara.
Presidentët Vuçiç dhe Erdogan analizuan marrëdhëniet dypalëshe dhe vunë në dukje se ato janë në rritje të mëtejshme dhe presin bashkëpunim edhe më të ngushtë mes dy vendeve dhe zhvillimin e marrëdhënieve më të afërta miqësore mes dy vendeve.
Gjatë bisedimeve sonte, u ra dakord që Presidenti i Serbisë së shpejti do të jetë në një vizitë zyrtare në Ankara, me ftesë të Presidentit Erdogan, thuhet në deklaratë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close