Advertisements

Vuçiqi në New York në bisedime sekrete për Kosovën ?

Ka ditë që shkruhet e flitet se sipas këtyre që ushqejnë këto “informacione”,Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq po takohen dhe po bisedojnë në mënyrë sekrete për të arritur “marrëveshje “për Kosovën!
Kësaj teze i kanë shkzuar prapa edhe disa media në Kosovë por edhe ato serbe ,si dhe politikan nga ky vend të cilët kanë komentuar qendrimin e Vuçiqit në New York,i cili vet ka konfirmuar se gjendet atje në vizitë private.

Vuk Jeremiq,një politikan opozitar serb si dhe ish-ministër i jashtëm i Serbisë ka komentuar këtë qëndrim të Vuçiqit në New York duke thënë se Vuçiq ” mbajti bisedime sekrete për Kosovën “dhe se ai” u largua privatisht për në Nju Jork “dhe se publiku në Serbi nuk ishte i informuar.
Duke shtuar “Vuçiq ishte në Paris të martën mbrëma me Hashim Thaçin dhe të dielën ai ishte duke udhëtuar privatisht në Nju Jork, për të cilin publiku në Serbi nuk ishte i informuar.” Ai gjithashtu bisedon me Haradinajn përmes një ndërmjetësi të ngushtë nga rrethinat e tij “, tha Jeremiq.

Se diçka ka në tavolinën e padukshme diplomatike nuk do mend .Kjo sa është e vlerë apo në dëm të Kosovës mund të shihet pasiqë eventualisht mund të dalë se e tërë kjo nuk ishte vetëm një thash e theme.Serbia me tërë gjëmën e kambanës rrefë veshët e opinionit se do ketë një kompromis të dhimbshëm për të dyja palët.Ky kompromis cili do të jetë.Autonomia për Zajednicën,apo ndonjë tjetër!??Le të shohim sa do ti kushtojë Kosovës ulësja në organizatat ndërkombëtare!/Proinformacion.com

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: