Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Wess Mitchell nga Prishtina:Askush s’ka të drejtën e vetos mbi transformimin e F S K-së në Forca të Armatosura

Sekretari i Shtetit i SHBA për Europën dhe Eurasia Wess Mitchell ka paralajmëruar sot nga Prishtina ku ka qëndruar për vizitë për rolin destruktiv të Rusisë në Ballkan.
Siç njofton agjencia Frans Pres Mitchell akuzoi Moskën për minimin e institucioneve demokratike në rajon.

“Ne shohim se Rusia luan një rol gjithnjë e më shkatërrues në një pjesë të madhe të Ballkanit duke u marrë me dezinformata, duke minuar institucionet demokratike”, tha Mitchell. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara “u kanë thënë qartë rusëve” se kjo nuk ishte në interesin e tyre dhe as në interes të njerëzve në rajon, njofton agjencia franceze.

Diplomati amerikan shprehi kënaqësinë e tij për vizitën në rajon e filloi Kosovë me vizitën e parë .
“Kosova ka marrëdhënie të mira me SHBA dhe ato do të vazhdojnë të thellohen.Shtetet e Bashkuara angazhohen për një Kosovë demokratike. Dua të them se vitin e ardhshëm ne do të kemi një rol më aktiv,” tha Mitchell.
Ai vlerësoi lart të arriturat e Kosovës në dhjetë vjet të pavarësisë dhe kërkoi përfshirje më të madhe të Kosovës në dialogun me Serbinë, duke theksuar nevojën për një marrëveshje për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi i cili duhet të merr epilogun.

“Në këto çështje, vetëm Kosova mund ta zgjidhë të ardhmen e saj,” tha Mitchell.
Ai tha se askush nuk mund të ketë të drejtën e vetos për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura dhe se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë këtë transformim./Pi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close