Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Wolfgang Schäuble: Shpresoj që Britania e Madhe mund të rishqyrtojë vendimin e saj për t’u larguar nga Bashkimi Europian

ATSH-DPA/ –  Ish-ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, deklaroi se shpreson që Britania e Madhe mund të rishqyrtojë vendimin e saj për t’u larguar nga Bashkimi Europian, pas mbështetjes së BE-së ndaj Londrës  lidhur me sulmin me agjent nervor kundër ish-agjentit rus, Skripal.

“Unë absolutisht që shpresoj se britanikët do të qëndrojnë në BE”, deklaroi ai për gazetën gjermane “Funke Media Group”, duke shtuar se shpresonte që britanikët do të kuptonin që nuk është mirë të jesh i vetëm në botë.

Vendet e BE-së duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n kanë dëbuar më shumë se 140 diplomatë, këtë javë pas helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në qytetin anglez , Salisbury një muaj më parë.

Schaeuble  dha dorëheqjen si ministër i Financave vitin e kaluar, por mbetet një figurë e lartë brenda partisë Kristiandemokrate të kancelares , Angela Merkel.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close