Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Xi Jinping rizgjidhet president i Kinës

ATSH/ – Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës zgjodhi sot në mëngjes, me votim të fshehtë, krerët e rinj të shtetit, njoftoi CRI.

Xi Jinping u rizgjodh si president i Republikës Popullore të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, me të gjitha votat pro.

Në të njëjtën kohë ligjvënësit zgjodhën Li Zhan Shu si kryetar të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore dhe Wang Qi Shan si zëvendëspresident të Republikës Popullore të Kinës.

Pas votimit u zhvillua dhe ceremonia e betimit mbi Kushtetutë.

Kjo është hera e parë që nga zbatimi i sistemit të betimit kushtetues që udhëheqësit kinezë betohen me njërën dorë mbi Kushtetutë përpara Asamblesë Kombëtare të Popullit./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close