Advertisements
News and Magazine

Yll Selaj,Përgjigje Xhavit Halitit

Pergjigje deklarates qe beri ndaj meje me 15/03/2018

Yll Selaj

Yll Selaj :U mundova te lexoj me vemendje akuzat, aludimet ndaj meje. Do te mundohem te jem i qarte me ty dhe gjithe publikun. Keto pohime te cilat prezantohen si te qena te verteta i kundershtoj dhe i demantoj me force.

http://periskopi.com/xhavit-haliti-jep-emrat-e-atyre-qe-thote-se-tentuan-ta-vrasin/

E para :
Ti, Xhavit apo Zeka si te thirrnim me nje kohe, flet per mua sikur nuk me njeh me frazen :”nje person Ylli Selaj”.
Ti, me njeh mire. Organizimet, manifestimet ne France ne vitet 80-ta jane bere nga shtepia jone. Haki Selaj i ati ime ishte i inkuadruar ne Levizjen e Jusuf Gervalles permes Remzi Ademit ne 1981. Kur eshte krijuar celula pare ne France 1985,e ne 1987 si LPRK baba ishte berthama pare.
Organizimet, fjetjet jane bere ne shtepine tone. Sa here, ke qene ne France qendrimin e ke pas tek ne, ne shtepine tone. Po flas per fundin e viteve 80-ta dhe 90-ta deri ne Luften Clirimtare. Kete gje, mund ta konfirmojne gjithe anetaret e LPK-se, gjthe Provins-i qyteti ku jetojme ende, dhe gjithe shqiptaret e Paris-it. Ti behesh sikur nuk me njeh. Por me kete deklarate gjithe shoqeria mund ta shehf fytyren e vertet.
Gjate e pas luftes ke evituar me çdo kushte Provins-en nga friga te pyetjeve te panumertta per ecurin dhe ngecjet e luftes se UCK-se. Ne kete kontekst, ke zgjedh konakun tek Ibush Bytyqi.

E dyta :
Shkojme me tutje me deklaraten tende. Ti thua : “ke marr kercenime permes rrjetit social Facebook”.
Xhavit ndoshta ke marr kercenime nga facebook-u. Kjo nuk me duket çudi. Je person publik. Gjithe Kosova te njeh. Edhe ne shtete te medha demokratike ndodhin keto gjera. Por une çka te beje, kur me kercenojne me jete idhtar tuaj, apo SHIK-ist !? Ju si person i shtetit keni mbrojtjen e SHIK-ut, AKI, Policise dhe Prokurorise.
Nuk e di, pse je aq i tronditur apo i friksuar !? Ke Partine me te madhe te Kosoves pas veti, PDK-en, ke gjitha organet e sigurise pas teje apo nen qeverisjen tende.
Une, Yll Selaj nuk kam parti, nuk kam organizat pas meje, nuk kam asnje shtet pas meje sikur ju qe keni. Une nuk i bera te madhe kercenimet, tentimet e juaja.
Por nese mbaj mend, une nuk te kam kercenuar. Debatin e fundit qe kemi pas te dyte ishte ne Rambuje II ne Hotelin Sofitel afer Champs Elysees ne Paris diten e nenshkrimit marveshjes. Te pyeta rreth parave te deguara nga i ndjeri Jashar Salihu. Problemi ishte se nuk u perdoren per lufte, shoket u ankoheshin se armatimi po bllokohet nga ju ne Tirane.
Per çeshtjen e kercenimeve dhe akuzave ndaj teje, ka mjaft njerz te cilet e kane bere publikisht ne Kuvend te Kosoves, ne televizion. Nese me kujtohet gjate dhe pas luftes ke pasur mjaft kercenime nga ushtar deri ne Komandanta Zonave, nga anetar e veprimtar te LDK-se por edhe te shokve tu te LPK-se.

E treta :
Deklaron qe :”ke njohftuar ambasaden e Kosoves ne Bruksel”
Do te thote, Xhavit Haliti i cili ngriti Hashim Thaqin dhe Kadri Veselin me gjithe fuqine qe disponojne luajne rolin e viktimes duke informuar NATON-ne dhe Evropen per nje kercenim çfar do qofte ne FACEBOOK !!
Ne çfar niveli jeni. Dikush me ju fol ne Facebook i thirrni NATO-ne, OKB-ne, BE-ne ..!
Xhavit, permend shume gjera qe nuk kane lidhje njera me tjetren dhe fut emrin time ne mes. Une sa lexoj. Shohf, shumica e qytetareve ju shane, ju fyen dhe ju kercenon ne Facebook.
Kjo eshte tallje dhe hajgare. Por kjo, mendoj eshte bere per te justifikuar disa veprime jashteligjshme te DGSE ndaj meje qe kane ndodh dhe qe po ndodhin. Sepse ne momentin qe rrezikohet siguria, institucionet nderkombetare mund te veprojne jashteligjshem per te parandaluar ndonje te keqe.
Me duket e ke vetem per te mbuluar, justifikuar disa shkelje qe beren ndaj meje ketu ne France.

E katertta :
Deklaron se une paskam paguar Xheladin Gecin dhe ofruar snajper dhe eksplozive, per kete te paska njohftuar vet Xheladin Geci dhe Sabit Geci 4-5vite perpara.
Nese ka ndodhur keshtu i bje nga kjo deklarate 2017, 5 vite prapa i bje 2012.
– problemi eshte se ju me Hashimin e keni vrar Xheladin Gecin me 2011, me 30 maj 2011. Dihet saktesisht kush ka qene ne JEEP-in ngyre zeze.
– une me Xheladin Gecin nga 2007 me duket, nuk me kujtohen datat nuk kam pas kontakte. Sepse, ai ishte kthyer ne Kosove. Ju e arrestuat ne Drenas dhe e burgoset disa kohe. Pas daljes nga burgu, Une e takova gjate pushimit veror. Kam patur vetem nje bised. Ai si me i vjeter, me sugjeroj qe te mos mirrem me politik, mos te flas, mos te kritikoj askend se nuk kam asnje interes nga kjo pune.
– mua Xheladin Geci me tha qe ne burg i kishin bere presion per te me fajesuar mua per disa vrasje pa precizuar cilet qe kishit bere ju SHIK-u. Qellimi sipas tij ishte qe te me paraqesin si SHEF te nje organizate terroriste. Ky konfiguracion mundesonte eliminimin time dhe pastrimin e SHIK-ut. Ne shkembim i kishin propozuar “imunitetin” dhe 200 000 euro para Xheladin Gec-it.
– une, Sabit Geci-n e kam takuar vetem nje here ne 1999, ne Hotel Grand. Asgje nuk kam fol me te.
Xhavit Haliti, Hashim Thaqi, Kadri Veseli nuk keni asnje mundesi qe punet e juaja te m’i hedhni mua. Gjate Luftes dhe Pas, Sabit Geci dhe Xheladin Geci kane punuar per Ministrin e Puneve te Brendshem. Sabiti dhe Xheladini Geci kane mar udherat,udhzimet nga ju Xhavit Haliti dhe Kadri Veseli. Si ka pas mundesi, qe une te shkoj te flas me Sabit Gecin kur ai punonte per ju !?
Xhavit Haliti flet qe paska ndodhur para 5-6 vite :
– Nuk ka mundesi Xheladin eshte vrar ne 2011
– Pse Xhavit nuk ke bere padi atehere, para 5-6 vite,por tash !?
– Pse Xhavit mundohesh me lidhe çeshtjen e Murat Jasharit me Xheladin Gecin rast i 2017 !?
– Xheladin Geci me ka treguar per shume gjera, por kjo eshte tjeter teme. Nuk dua te hy, ne keto pune. Me ka pasur treguar edhe per zhgenjimin qe kishte me arrestimin e Sabit Gecit nga ju. Ai kishte mar kontakte me nderkombetaret, sepse ju nuk e liruat Sabit Gecin. Ai ju ka kushtezuar, shantazhuar me lirimin e tij. Kjo mund te jete arsya kryesore te likuidimit fizik Xheladin Gec-it nga ju.

E PESTA :
Xhavit, ti deklaron qe nuk ke degjuar per “Syrin e populli”. Une mund te them qe genjen. Ti ke pas dhe ke mjaft njerz, informator rreth e rrotull Bacit Murat Jashari. Ke shume shok te LPK-se qe i kane qendruar afer tij. Keshtu qe, ti ke qene i informuar minute per minute per veprimet e Bacit Murat.
Eshte e vertet se e du dhe e çmoj shume Bacin Murat, sepse ka dhene shume per çeshtjen kombetare ne tri luftrat, eshte sakatuar me burg, me skamje, me zhgenjim. Une me Bacin Murat kemi shkembyer 2-3 telefonata ne vjet si shok, hiç me shume. Ai ka ardhe tek une ne 2000 ne tubimin e pare te LPK-se pas Luftes me Fazli Veliun dhe Shefit Kravaten.
Une heren e fundit, qe kam qene tek Baci Murat ka qene 2010 apo 2011.
Sa i perket telefonatet, eshte shume leht. Mund t’i kerkojsh Romulad Pichon-se, Bou de Marnac-ut apo Arnaud Danjean. DGSE i ka gjitha telefonatet, e-mailet e mija te arkivuar.
Te jeni te bindur gjithe lexues te mij, sepse Xhaviti te gjitha i din, une po ta kisha takuar Bacin Murat para veprimit te tij do kisha bere te pamundshmen qe mos te hyn ne keto lluga dominuar dhe kontrolluar nga ju. Ju qe jeni te mesuar me keto, e keni patur ne survejim 24/24. Kur ka hyre ne Kosove poashtu ishte ne mbikqyrje totale dhe mund te them sigurt se ju SHIK dhe AKI i keni njerzt e juaj ne “Organizaten Syri i Populli”. Bile, bile duke ju njohur juve. Njerzt e juaj brenda kesaj organizate kane sugjeruar duke ja mbushur mendjen se Azem Vllasi ka me shume vlere te eliminohet sesa Kadri Veseli, Hashim Thaqi …
Ju e keni prit vetem veprimin e tij per te qeruar hesapet me pengesat apo me kundershtaret e juaj. Bile, e keni filmuar …
Prandaj, mos luaj viktimen !
Ju keni deshire te me lidhni apo te me paraqitni si SHEF e nje organizate qe e keni ndihmuar me elementet juaj te sigurise si pretekstim per te asgjesuar disa njerz.
Une nuk njoh asnje anetar nga kjo organizate “Syri Populli” perveç te Bacit Murat, vetem nese i krijoni deshmit e rrejshme. Nuk do ishte hera pare. Ju keni derguar njerz per te deshmuar rrejshem ne Gjykaten e Hages kunder Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.
Ju jeni hakmar Bacit Murat per pyetsorin qe ju beri. Ju munduat ta paraqitni si njeru te çmendur, punuat ne dekredebilizimin e tij, e sot e paraqitni si “terrorist”.
Profesor Sadri Ramabajen e denuat sepse i ndihmoj ne botimin e libres se tij. Kjo ju ka djeg. E verteta ju pengon juve.
Sepse une nuk di çfar rreziku permbaj une per juve personalisht, une jam vetem INDIVID !
Nuk jam ne asnje parti ! Ne asnje organizate !
Kam simpatizuar shume Ramushin per vlerat qe perfaqesonte si luftetar i vertet deri beri koalicionin me ju.
Por si duket qenkem i rrezikshem per juve kur Kryetari, zevendes kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Xhavit Haliti dhe kryetari i shtetit deshmojne kunder nje “individi” Yll Selaj-t i cili jeton jashte.
Juve, nuk ju pengon personaliteti i ime. Juve, ju pengon vetem e verteta, realiteti qe perfaqesoj “UNE” ..! Mua m’eshte propozuar para, poste, kolltuqe direkt apo indirekt per te ma mbyllur gojen. Por nuk i pranova. Kjo eshte e verteta.

E GJASHTA :
Xhavit, ti deklaron : “mendoj se Murat Jashari dhe te tjeret si ai jane te pakenaqur dhe kane kerkuar diskreditimin tim qe jam marr me krijimin e institucioneve te Kosoves”
Kjo eshte nje deklarate femijrore dhe qesharake. Cdo patriot shqiptar eshte i kenaqur kur kombi i tij perparon dhe forcon shtetin.
Une Yll Selaj, djali i Haki Mehmet Bahtijarit nga Samadrazha i Suha Rekes si familje kemi dhene gjithemon dhe do te japim prape per vendin. As jeta nuk me dhimbet. Per kete te jeni te sigurte. Ne si familje kemi 6 kusheri te vrar ne Tivar. Mixha, Januz Selaj ka qene i burgosur pas Luftes Dyte Boteror, dajt te babes jane pushkatuar, dhe nje dajee kemi pasur te burgosur ne Goli Otok. Djali i mixhes Ahmet Selaj eshte ekzekutuar ne 1982 ne Peje si ekstremistet dhe terroriste, sikur qe mundoheni me mua sot. Baba, Haki Selaj i ikur 1965 jashte Kosoves ne kohen e Rankoviqit eshte mar me çeshtje Kombetare nga 1981. Gjithe shqiptaret e Frances njohin baben tim dhe familjen tone.
Une e di, se shume njerz kane qene te pakenaqur me ty Xhavit nga koha e luftes por edhe para luftes. Nuk dua te hy ne detaje. Por e di qe Ramushi nuk ishte i kenaqur me ty per çeshtjen e armatimit sepse e kishit bllokuar ne Shqiperi.
E dij, se shumica e UCKse ishte e pakenaqur me Ty per çeshtjen e Rambujes : Ramush Haradinaj, Sulejman Selimi, Sami Lushtaku, Shaban Shala, familja Jashari dhe shume tjere …
Shumica ishin kunder Rambujes sepse ju pranuat :
– Autonomin ne kuader te Serbise
– Carmatosjen e UCK-se
– Gjykimin e UCK-se qe do kryni tash pas 19 vite me Gjykaten
Speciale qe aq shume po lobon per te.
Sipas juve, une paskam inat ne krijimin e Institucioneve te Kosoves, Shtetit te Kosoves. Sipas Juve, ne me inat mundohemi te Ju diskreditojme. Atehere, ne qenkem armiq te Kosoves, e ju patriota te medhenj. Ne si armiq te vendit meritojme te vritmi apo te gjykohemi. Sipas logjikes se Juaj.
Tash do bejme nje krahasim te shpejt. Une gjithe jeten kam punuar me ndjers nga 5 i mengjes-it deri ne oret e vona. Kam hapur firme ne moshen rinor ne 1996-97 dhe me ka ecur mire. Deri ne 1998 i bera afro 50 punetore. Nga 1999 hapa 5 firma BDP,BDP Nord Est, BSDP, Bat Expert edhe nje firme tjeter dirigjuar nga vllau i ime Luani. Kisha qindra punetor me qindra miliona franga sjellje vjetor. Cdo gje e kam fituar e kam bere me punen time. Dhe çdo gje qe kam dhene per Kosoven nuk e kam llogaritur dhe as deshmi nuk kam mar per ate pune. Mua me ka interesuar vetem Kosova. Askush ne France nuk ka dhene me shume para se une. Dhe gjitha rreziqet i kam mar ne goje te serbeve ne Paris ku kane tentuar te me vrasin ne banesen time ne Meaux.
Kur ju shof Juve, me dukni si parazita, si te panjerz ! Une jam kryelart per baben time, per familjen time, per patriotizmin shekullore te familjes sime. dhe jam shume krenar qe çdo gje e bera me pune.
Ju juve nuk ua njohf familjet e juaja, nuk ua njohf origjinen e juaj. Nuk di çfar atesi keni !?
Nuk di, nga ju, a ka punuar dikush diçka para luftes !?
Ju kur ne jeten e Juaj nuk keni punuar. Ju nuk dini se çka eshte puna, vlera e punes. Ju krejt bizneset i kontrolloni ne Kosove dhe rajon. Ju jeni bere miliardera pa punuar fare, hiç. I ndani fitimet, pronat e Kosoves si kullaçin. Ju vlerat i merrni per anti-vlere. Drejtesia, dinjiteti per Juve jane prapambetni. Ju politiken e keni mjet jetese. Une personalishte kam kontribuar shume per vendi, kur nuk kam pas ndonje pretendim qe te mar nje post politik apo ndonje avantazh. Une jetoj ne France qe 44 vite. Jemi gjenerata e trete ne kete vend. Une deshiroj qe vendi te ec perpara, e nuk kam asnje inat ndaj askujt.

E SHTATA :
Ti, deklaron : “Nuk e di se kush eshte duke qendruar prapa Murat Jasharit ?”
Ti i di mire gjitha sendet ! Gjithe aktivitetin time i ke nga koleget e tuaj te DGSE-se. Une jam ne mbikqyrje 24/24 nga miqet tuaj te DGSE-se. Nga thirrjet telefonike, SMS, E-mail-et i ke te gjitha. Ne Facebook, nuk fshehem jam me emer dhe mbiemer te vertet. Ato pallavra e tua nuk di, jane per nje publik qe nuk merrvesh.
Problemi juaj Xhavit, Hashim, Kadri eshte se nuk po mundni te me lidhni me asnje afere, e as me aferen “Azem Vllasi” qe keni ndihmuar ju ne realizim me disa shok te LPK-se per t’u revanshuar shkrimit dhe botimit te Murat Jasharit.
Ju edhe ne te kaluaren jeni munduar te me lidhni me afera qe keni nxihtur apo krijuar vete si SHIK.
Shembull konkret, kur deshti Mali i Zi te ndahet nga Serbia, ju keni pasur disa takime me shqiptaret e Amerikes ne Hotel Viktoria te Bedri Selmanit. Ju SHIK-u jeni munduar te dhezni konflikt atje per te detyruar nderhyrjen e Ushstrise Jugosllave (serbi/Mal Zi) dominuar nga serbet. Ne kete menyre, Ju do kishit arrijt zbrazjen totale e pak shqiptareve te mbetur ne Mal te Zi me perdorimin e artilerise dhe do kishit stopuar “NDARJEN” e Malit te Zi nga Serbia. Kur me spjegoj DODE LUCAJ nje njeri shume i sinqert dhe i drejt, me cilet lidhje punonte, i thash qe te mos bene asgje se krejt punet jeni duke i bere me UDB-asha.
Kur deshtoj plani. Ju i sakrifikuat njerzt sikur qe beret me Kumanoven qe e organizuat bashkarisht me mikun e juaj Shefin e DBK-se Maqedonise Sasha Mijallkov. U arrestuan afro 20 veta.
Ne keto dallaveret e juaja, jeni munduar te me involvoni. Kur nuk keni mundur, jeni munduar te me fajesoni per arrestimin e Dode Lucaj-t ne Austri me fletarrest nderkombetar te Malit te Zi, kur shok te tij qe kishin fletarrest nderkombetar nuk u preken.
Atehere, ju munduat duke bere propagande ne terren te me leni fajtor per shume gjera edhepse nuk isha prezent fizik dhe me asnje lidhje me ato çeshtje sikur : Brodec-in, e shume tjera …
Nuk e di, sesi nuk jeni munduar te me perzini edhe me çeshtjen e Kumanoves sepse te gjithe shok i kam pas.

Ne perfundim, kam lexuar ne gazeta te ndryshme qe ti Xhavit ke akuazuar shume njerz mbi 10 deri tash per shume tentim vrasje. Ke permendut personat me iniciale, bile edhe shok te tuaj…
Ka shume gjera per te folur. Per sot mjaft. Nuk kam çka te shtoj, veçse asnje shqiptar i shendosh nuk i beson “Drejtesise” qe ndertuat ne Kosove me lista te ardhur nga Beogradi. Kjo eshte deshmuar me arrestimin e aktivisteve te VV per terrorizem, i mbajtet te pafajshem ne burg per liruar ne fund. Kjo tregoj disa gjera :
– Ju arrestuat njerz te pafajshem pa prova
– Policine e keni ne sherbimin e juaj
– Prokurorine e keni ne sherbim e juaj
– Jeni te paskrupull burgosni njerz per qejfi
– Jeni kriminel, sepse likuiduat djalin e shokut tuaj te LPK-se Avni Deharit, Astritin ne burgun e juaj.
Ju me kete deklarate mendoni te me friksoni, mendoni qe mund te ma ndalni Kosoven. Perkundrazi do vi kete vit ne muajin gushte. E nga sot, do mari gjitha dizpozitat e mija duke folur me familjen time te ngushte, me te gjere edhe ne fshat, me fisin time, me shoket e miq te mij …

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close