Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Zëvendësministri Berisha:”Shpikja e letres së shkruar kinse nga ambasadori i Burundit në OKB,sa për ti hedhur fajin Zëvendësministrit Anton Berisha”

Qeshtja e njohje -mosnjohjes së Kosovës nga Burundi ka marrë një kahje të lojërave politike që ka përfshirë edhe politikën kosovare ,duke u bërë horaxhi pa dashje por pa asnjë ma të voglën pjekuri, e lojes së nisur diplomatike të Serbisë dhe Daçiqit.

Ditë ma parë kjo qeshtje ka marrë formë skandaloze pasiqë në shtypin kosovar shkruhej se citojmë Kohën Ditore:

Një letër e ambasadorit të Burundit në OKB, Albert Shingiro e publikuar javën e kaluar në një portal, rezulton të jetë e shpikur. Shiringo i ka thënë KTV-së se nuk e ka shkruar kurrë një letër të tillë.

Ministria e Jashtme ka thënë se e ka pranuar letrën, e qeveria e Kosovës thotë se një letër e tillë nuk ka ekzistuar kurrë.

Është shndërruar në skandal raporti i Kosovës me shtetin e Burundit në Afrikë.

Një javë më parë u publikua një letër që u tha se ambasadori i Burundit në OKB, Albert Shingiro ia kishte dërguar ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në të, ambasadori ishte ankuar se një deklaratë e zv.ministrit, duke iu referuar Anton Berishës së AAK-së, do të dëmtonte përpjekjen e Kosovës për të ruajtur njohjen nga Burundi.

E-maili i dërguar nga një adresë në g-mail, më 20 shkurt, nuk ka ardhur nga ky ambasador.

 

Kësaj i ka reaguar vet zv/ministri Anton Berisha i cili në Facebookun e tij ka shkruar :

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close