Advertisements

“DUSHKAJA” Romani më i ri i Jusuf Buxhovit

 

“Pas romaneve“Dosja e hapur”dhe“Dosja B”, të cilat merren me dukuritë dhe ngjarjet politike në Kosovën e paluftës, Jusuf Buxhovi po të njëjtin preokupim e vazhdon edhe në romanin më tëri “Dushkaja…”, që doli këto ditë nga shtypi.

Kritiku letrar, Ramadan Musliu, vlerëson se Romani më i ri, për dallim nga dy romanet e përmendura, bën një qasje ndryshe te realitetit, përvojave të hidhura, gjendjeve iracionale, krimit të luftës sa dhe pasojave të tij,në të vërtetë bën një autopsi të brendshme të këtyre përvojave, duke e vënë krimin në një rrafsh refleksioni. E gjithë drama e realitetit, ku krimi bëhet alfa dhe omega e jetës në një hapësirë çfarë është Dushkaja, gjen pasqyrimin në ndërdijen e piktorit, cili përmes një dialogimi më Zërin, alteregon e tij, shpalos fatin e njeriut në zgripc të ekzistencës, të cilit i mungon e tashmja po se po, por e më shumë se e tashmja atij i mungon e ardhmja.
Mualiu thotë se forma eseizuese e rrëfimit kushtëzon gjithësesi edhe formën e receptimit sa që mund të thuhet se është një tekst për një lexues të kultivuar.

Botoi: “Faik Konica Prishtinë” dhe “Jalifat Publishing”, Houston. Faqe 165./Proinformacion.com

Advertisements

Related posts

%d bloggers like this: