Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

FSHATARI I TMERRUAR NGA POLICIA SERBE

Të nesërmen e këtij terrori, më ra puna të shkoj me makinë për Ferizaj. Në rrugë afër Sojevës takoj një njeri rreth të dyzetave, i cili kishte në dorë një rrotë gome. Më ngriti dorën. Ndalova dhe e mora për Ferizaj. Ai gjatë rrugës po më tregonte për të keqën që i kishte ndodhur nga policët serbë.
-Unë, -tha, – bre burrë, jam nga fshati… Jam i varfër telef,… dhe jes gjallë, mbaj familjen, duke e shitur ndoj kerr dru ndojjherë.

“Sot me kerr të druve, me veti e mora edhe djalin tim 6 vjeç. Po sa dola ne asfallt u drejtova për Ferizaj për t’i shitur drutë, pa pritur me ndaluan tre milicë serbë.
“-Ku i ke pre kto dru?
– A e di ti malin e kujna je tue pre he nanen shiptare ta…
– Ae di token e kujna po e shkelni?
-Cili pylltar (shumar) juka ra çekiç he nanen e nanes, se do të shkoj e do ta vras. Mu te shkretit edhe sikur të më vriste nuk më kujtohej emni i pylltarit(shumarit)”, -thotë druvari.
“Tani mu me shkuen sytë te sakica mbi dru në kerr. -Mendova ta kapi sakicen, e ta qëlloj atë milicin. Vetëm prisja kur po e then në kurriz; po nuk ma mu’rr menja me kapë sakicen bre burrë, -se ata ishin tre, Armët i kishin në tetik për shkrepje…
…-Mirpo se qysh ma dha Zoti nuk e di, por i thash milicit.
-Ti bre zotni milic mund ta marrësh në qafë djalin tem, po ai asht th’mi, -po une nuk besoj se milicët e sërbisë bajnë kështu, -se une e di që milicët e Serbisë janë me shkollë dhe nuk e koritin “dërzhavën” e vet me kësi punë!…Tani, sikur i shtina ne gjynah,… Ai e lëshoj djalin, po tjetri ja dha gomes ni refall me automatik sa mu dridhën kambët, se nuk kisha me çka të luftoj edhe po te doja.” Ky druvari qante me dënesje. U emocionova shumë. Pasiqë mori frymë thellë, druvari i tmerruar vazhdoi:“Deri kur do të shkojnë k’to zullume qe po naj ban serbi nuk di, veç jam trishtue në dit të sodit!
Nga plumbat mu shperthye goma, e kerrin me dru dhe djalin e lash te njani ne aborr, e mendova: “nashta djalit ja apin pak bukë e ujë, se edhe djali u trishtu, e unë pe çoj rrotën me nreq!”
Nga plumbat mu shperthye goma, e kerrin me dru dhe djalin e lash te njani ne aborr, e mendova: “nashta djalit ja apin pak bukë e ujë, se edhe djali u trishtu, e unë pe çoj rrotën me nreq!”

Përgatiti:Sabit Rexhepi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close