Advertisements

Irani goditet nga një sulm kibernetik global që la shfaqur flamurin e SHBA në ekrane

Hakerët kanë sulmuar rrjete interneti në një numër vendesh, duke përfshirë qendrat e të dhënave në Iran ku ata kanë lënë imazhin e një flamuri të SHBA në ekrane së bashku me një paralajmërim: “Mos u ngatrro me zgjedhjet tona”, tha ministria iraniane e IT-së të shtunën.

“Sulmi me sa duket preku 200,000 routerë në të gjithë botën në një sulm të përhapur, duke përfshirë 3,500 switchera në vendin tonë”, u tha në një deklaratë të Ministrisë së Teknologjisë së Komunikimit dhe Informacionit për agjensinë iraniane të lajmeve IRNA.

Deklarata tha se sulmi, i cili goditi ofruesit e shërbimeve të internetit dhe preu internetin për abonentët, u bë e mundur nga një cenueshmëri në routerët nga Cisco, i cili më parë kishte lëshuar një paralajmërim dhe siguroi një patch që disa firma nuk kishin arritur të instalonin me kohë për shkak të festave në Iran.
Ministri i IT-së i Iranit Mohammad Javad Azari-Jahromi postoi një pamje të një ekrani kompjuterik në Twitter me imazhin e flamurit të SHBA dhe mesazhin e hakerëve. Ai tha se ende nuk ishte e qartë se kush e kishte kryer sulmin.

Azari-Jahromi tha se sulmi ka prekur kryesisht Evropën, Indinë dhe Shtetet e Bashkuara, njoftoi televizioni shtetëror.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close