Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Kosharja s’është as FARK as LPK, Kosharja është vetëm UÇK

Shkruan : Vendim Demaj

invalid i luftës se UÇK-sê nga Ballabani i Bajram Currit


Pas debatit të panevojshem qe keto dite eshte nxitur ne opinionin Kosovar
dhe une si dëshmitar i gjall i shumë zhvillimeve  në terren të asaj kohe
e shoh të arsyeshme qe ti them ca fjalë në lidhje me realitetin e kohës.
▪Në Marsin e vitit 98 për here të parë në jetem time kam hyrë në Kosove me një grup qe kishin ardhur në Tropojë për tu furnizuar me armatim pasi kishin filluar disa vatra zjarri mes njësiteve të UÇK dhe forcave policore Serbe dhe ky grup ishte nën komanden e asaj që atëhere quhej Lëvizja.
Pas qendrimit tim disa ditor në Kosove jam kthyer ne vendlindje ku pastaj hyrje daljet për në Kosove ishin të shpeshta pa marr parasysh se nën komandën e kujt ishin grupet e organizuara që vinin për furnizim me armatim
si rezultat i kesaj une kam marr pjese ne shoqerimin e Brigades se udhehequr nga Kolonel Tahir Zemaj e cila ishte nën komanden e Ministrise se Mbrojtjes se Kosoves ku si fillim ndaloi ne Jasiq për të vazhduar marshimin pastaj drejt Prapaqanit ku aty dihen peripecitë qe kanë hasur gjatë rrugës.
▪Në korrik të 98 teksa po shoqeroja për ne Shqipëri qindra femije gra dhe pleq kemi hasur në pritat Serbe ku fatmirësisht une aty jam plagosur dhe personat e parë  që me ka ardh në ndihmë kanë qene Xaj Çela dhe Heroi Agim Ramadani
që nga aty unë pastaj krijova njohjen dhe lidhjen me Katanën.
▪Në Gusht të 98 ofensiva që ndermorën forcat policore, ushtarake dhe paramilitare Serbe në Rrafshin e Dukagjinit
detyruan njësitë e UÇK të vendosura ne Jasiq dhe Prapaqan qe të sigurojne lëvizjen e mijëra banorëve qe ishin nisur për në Shqipëri ku lëvizja u mundësua përmes koridorit të Doberdolit në trekëndshin e kufirit Kosove Mal i Zi Shqiperi,
vlen të theksohet që njësitet  e ushtrisë që operonin në Kosove nën komandën e Ministrise se Mbrojtjes së Kosoves kishin ngelur pa armatim pasi furnizimi që prisnin nga njësit e udhëhequra nga Fuat Foniqi ngelën të bllokuara në Ujezë për shkak të mbylljes se korridorit Lugina2 – Jasiq.
▪Pas ardhjes në Shqipëri të njësive që ishin nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes, në vjeshte filloi riorganizimi i tyre në Shtabin Papaj,
ndërsa njësitet që ishin nën komandën e Lëvizjes ishin të vendosura ne Padesh
ku unë njihesha me z.Nasim Haradinaj i cili së bashku me vëllain e tij Naim Haradinaj  edhe ai nga Suedia i ishin bashkangjitur njësive të UÇK- së .
▪Unë dhe Naimi i  kemi kërkuar Nasimit për të pranuar një takim me Agim Ramadanin sepse ne na kishte lënë përshtypje shumë të mira pasi ishim takuar  pas bllokimit të armatimit që kishte ndodhur në Sylbicë
dhe Agimi na kishte lënë përshtypje të një luftëtari trim atdhetari të etur për liri dhe fjalë-ëmbël plot shpresë,
pas kembënguljes sonë Nasimi pranoi që të takohej
pasi dihej qe Nasimi ishte direkt nga Shtabi Qendror dhe kishte gjithë autoritetin dhe mundesine e vendimmarjeve autonome.
▪Pas marrjes së fjalës nga Nasimi kemi takuar Agimin  dhe ai u shpreh i gatshëm,
takimi u zhvilluar shumë miqësor dhe rezuloi shumë produktiv pasi  ditët në vijim pasuan me bashkimin dhe unifikimin e forcave.
▪Menjëherë pas këtij bashkimi është mëse e vertete qe Nasim Haradinaj ka pasur shumë kritika nga Shtabi i UÇK për këtë lëvizje dhe unë kam qenë prezent ku  ndër të tjera nga telefoni satelitor e  akuzuan si tradhtar,
por ai vazhdoi përpara sepse qellimi i tij kalonte këto barrierat dhe hamendësimet personale të atyre qe jepnin urdhëra nga karriget e luksit.
Edhe një here e theksoj që Nasim Haradinaj ka qenë pika kryesore për bashkimin unifikimin e gjithë njësive nën një komandë të vetme që i dhanë goditjen më të madhe ushtrise Serbe me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar në #Koshare.
 Prandaj kushdo që mundohet për privatizim,përvetësim meritash është thjesht një qëllim dashakeq përçarës që shërben për zbehjen e meritave dhe  Lavdisë që  Ushtria Çlirimtare e Kosovës  tregoi në Koshare.
#KOSHARJA ka një flamur
#një_emblemë
#një_emër
#UÇK.
#LAVDI dhe MIRËNJOHJE PËRJETË
Heronjve të rënë dhe të gjallë.
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close