Advertisements

Larg hudrave të importuara nga Kina

Nuk është vetëm njëfare lloji miti i krijuar se produktet të cilat vijnë nga kina janë të dëmshme për shendetin.Jo vetëm ato artificiale por edhe ato që merren si natyrore.
E këtu hyn edhe hudra e importuar nga ky vend.S’ka njeri se sa e dobishme është ajo për shëndetin tonë.Por ato që importohen nga Kina ,vërtetë janë e kundërta e të qenit të dobishme për organizmin tonë.Ato janë të dëmshme!

Sot, përqindja më e madhe e hudrave që shitet në mbarë botën,është me origjinë nga Kina, deri në 80 për qind. Pra, ka një shans të madh që edhe ju të keni ngrënë këtë lloj hudëre, veçanërisht nëse nuk i kushtoni vëmendje leximit të deklaratës.
Ju ndoshta keni dëgjuar tashmë se është e dëshirueshme për të shmangur atë, por ju nuk mund ta dini pse është e rrezikshme. Domethënë,ajo spërkatet me kimikate në mënyrë që të mos lëshohet, zbardhet me klor për t’u dukur e bardhë dhe tymosen me bromur metil për ti shkatërruar insektet, thotë Shoqata Australiane e Industrisë së hudres.

Methyl-brumidi në doza të larta mund të dëmtojë rrugët e frymëmarrjes dhe sistemin nervor, dhe sipas OKB-së, ajo është madje 60 herë më e rrezikshme se klori.

Por kjo nuk është e tëra. Disa kultivues përdorin mbeturinat nga ujërat e zeza për të pllenuar të korrat e tyre. Prandaj, herën tjetër në dyqan, hidhni një sy në deklaratë ose thjesht mbilleni në kopshtin tuaj.
Të shtojmë se ka dëshmi se edhe këtiu tek ne disa lloje të perimeve si dhe lakrat,posaqerisht mbillen në kopshte e ara pranë përrockave të ndotura me fekalie dhe nga ujiten dhe ushqehen nga uji i ndotur që rrjedh në shtratin e përrockave./Proinformacion.com

Advertisements

Related posts

%d bloggers like this: