Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Niko Kovaç,trajneri i ri i Bayernit

ATSH-AFP/ – Niko Kovaç do të bëhet trajneri i ri i Bayern Munich në vend të Jupp Heynckes, i cili do të largohet nga klubi kampion i Gjermanisë në fund të sezonit, njoftojnë e përditshmja “Bild” dhe e përjavshmja sportive “Sport Bild”.

Ish-profesionist i Bayernit, Niko Kovaç, i moshës 46 vjeç dhe i lindur në Berlin nga prindër kroatë, vazhdon ende kontratën me klubin e Frankfurtit deri në 2019, por sipas të përjavshmes, ai do të përdorë një klauzolë për largim të parakohshëm.

Ai njoftoi dje vendimin për zyrtarët e Frankfurtit, sipas Kicker.

“Bayern, i kurorëzuar para kohe kampion i sezonit të shtunën e kaluar, mund t’i japë 2,2 milionë euro Frankfurtit në këmbim”, sipas të njëjtit burim.

Sipas “Bild”, Kovaç, që është një mik i afërt i drejtorit sportiv të klubit bavarez, Hasan Salihamixhiç do t’i bashkohet Munich me vëllain e tij Robert që do të jetë asistenti i tij./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close