Advertisements

Selvete Abdullahu, poete e shumë sukseseve letrare…

Gjillan, 12 prill 2018


S’ka me poetët! Ata janë frymorë të rëndësishëm të kombit. Janë dritë e jetës. Pa poetët, shoqëria do të ishte tepër e varfër. Poetët i japin gjallëri jetës. Shkruajnë për vuajtjet e njeriut, por shkruajnë edhe për gëzimet e njerëzve. Janë thërmi, por sytë e tyre shohin më tepër se të gjithë të tjerët. Pra, janë një botë interesante në vete. Fjala e tyre poetike pushton botën …
Selvete Abdullahu është poete e dëshmuar e krijimeve të veçanta poetike. Ajo çdo ditë e më tepër po hapëron guximshëm drejt rrugës së afirmimit të saj drejt fjalë së bukur të artit poetik. Pse jo? Gjer më tani ka botuar dy vepra poetike, si janë: “Emërtimi i ditës së nesërme” (2012) dhe veprën e fundit me poezi “Baladë e humbur” (2015).
Vepra e saj, si e para po ashtu edhe e dyta, janë pritur mjaft mirë nga kritika dhe publiku lexues i gjerë i artit letrar. Ajo nuk po ndalet dhe ka depërtuar larg e më larg me krijimet e saja poetike. Andaj, ditë më parë, në mesin e 60 poetëve shqiptarë, suedezë dhe të tjerë të Antologjisë së tretë të Festivalit VII të poezisë “Sofra Poetike”, në Boras të Suedisë, e cila antologji u botua në mars të këtij viti, Sevete Abdullahu ishte e vetmja pjesëmarrëse e këtij evenimenti kulturor nga Gjilani. Jo vetëm kaq.
Kjo poete nga Gjilanit, me vendbanim në Zhegër të Karadakut, bijë e Ferizajit, në Festivalin e Poezisë “Sofra Poetike”, në Boras, 2018, që është organizuar më 31 mars nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – “Albani” në Suedi, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Shqiptare ”Migjeni”, të qytetit në fjalë, ku morën pjesë shumë shkrimtarë suedezë dhe të komuniteteve të tjeraj si nga Londra, Norvegjia, Danimarka, Kosova, Shqipëria poashtu edhe poetë tjerë nga vende të ndryshme të Evropës, poetja nga Gjilani, Selvete Abdullahu, u vlerësua nga Juria e festivalit me çmimin “Poezia e Festivalit”. Me këtë rast, poetës në fjalë ju nda mirënjohja dhe pllakata e Festivalit.
Ky është një zë i veçantë e i rrallë i femrës shqiptare nga Karadakut i Idriz Seferi, Selvete Abdullu, poete, e cila po krijon dhe po triumfon heshtur, por sigurt drejt sukseseve të pritura nga arti letrar. Në fund, poetës në fjalë i shtuam një: “Të lumtë penda, Selvete!”/Tefik Selimi

Legjenda: Selvete Abdullahu, poete nga Zhegra e Gjilanit

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close