Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Shqipëri-Kosovë ,aktivitete të përbashkëta kulturore për vitin e Skënderbeut

/ATSH/.- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi gjatë një takimi sot ranë dakord që në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot – Skënderbeut të dyja vendet të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta në fushën e kulturës.

Gjatë këtij takimi, ministri Gashi e njohu ambasadorin e Shqipërisë rreth të gjitha angazhimeve  dhe përgatitjeve që po bën qeveria e Kosovës dhe MKRS në shënimin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Theksi i veçantë gjatë këtij takimi iu kushtua koordinimit të përbashkët në zhvillimin e aktiviteteve, që do të realizohen me këtë rast, si dhe për 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Qyteti i Prizrenit do të jetë qendra kryesore e zhvillimit të të gjitha aktiviteteve, që do të mbahen me rastin e vitit mbarëkombëtarë të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

“Institucionet më të larta kulturore të të dyja vendeve do të bashkërendojnë aktivitetet që përmes kulturës, nderimi për figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, të jetë në lartësinë e figurës së tij”, thuhet në komunikatën për media të MKRS-së.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close