Advertisements

Spiro Konda “pellazgu “ , sa pak e njohim. Pse ?

Shkruan Fahri Xharra


E po, të fillojmë, e thënjet e te huajve . “Kur them Te huaj , e kam fjalën për shkencëtare, publicist, diplomat, gazetar, dhe autor te profesioneve dhe etnikumeve te ndryshme, qe kane shkruar ose janë deklaruar për origjinën, etnokulturën, virtytet e shqiptareve etj. “Ajo qe me motivoj me tepër te merrem me ketë teme, është mbyllja e gojës se atyre te çilet shqiptaret mundohen ti paraqesin si ardhacak, kurse veten për zotë te këtij vendi.” ( e huazuar ). Mirë dhe shumë mirë e thënë . Por ç`të themi kur i joni e thotë edhe më bindshëm se kush jemi , ai kalon në harresë,  vepra e tij apo e tyre humbet me qëllim në pluhurin trashë të bibliotekave. Por ne do të vazhdojmë ,është koha e jonë . heshtja është krim, mos shpalosja e të shkruarës është goditje më e rëndë që i epet vetvetes.
Prof.Sulejman Kulçe: “Nga Pellazgët kanë mbetur vetëm shqiptarët” ,kurse Maurico Druon-Sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia; dhe se gjyshërit e shqiptareve merrnin pjesë në luftën e Trojës, te udhëhequr nga Akili “(…ne njërën ane dhe Hektori ne anën tjetër);
Duke shfletuar veprën e tij “ Shqiptarët dhe problemi pellazgjik” në faqen e parë i hasim vargjet e eposit homerik:” O mbret Zeus dodonas pellazgjik” dhe “ popull hyjnor i pjellë drejt për drejt nga dheu”, do të ishin hapi i parë nga u nis ai fillimisht për rrugën e gjatë e të vështirë. Dhe kështu nuk e donim sepse Vepra e prof. Kondës u la qëllimisht, për gati 40 vjet, në harresë ,por më e keqja është se edhe sot e kësaj dite kjo vepër me qellim  vazhdon të harrohet . Ta themi troç Spiro Konda,  ishte i pari që mbrojti tezën e prejardhjes  sonë nga pellazgët.
Spiro Konda u mor qysh herët me problemin pellazgjik. Që kur ishte student në Universitetin e Athinës, ku u diplomua për filologji klasike, u njoh dhe u miqësua me disa autoritete shkencore të atij Universiteti si prof. Haxhillaqis dhe prof. e arkeologjisë me origjinë shqiptare Dhimitër Arvaniti. Këta ishin studiues të njohur, shkencëtarë seriozë dhe shpallën se problemi pellazgjik është i lidhur dhe zbërthehet në shuma aspekte vetëm me gjuhën shqipe. Po kjo tezë e tyre, që ata e shpallën në formë manifesti, jo vetëm nuk u mirëprit, po përkundrazi u anatemua nga qarqet shoviniste greke që , me dashje dhe qëllime të caktuara, ngatërronin shkencën me politikën.( nga Erget Cenolli  )
Megjithëkëtë, për të riun Spiro Konda, pellazgët mbetën në kujtesë dhe do të përbënin qëllimin e punës së tij kërkimore shkencore gjatë gjithë jetës së tij. Vargjet e eposit homerik:” O mbret Zeus dodonas pellazgjik” dhe “ popull hyjnor i pjellë drejt për drejt nga dheu”, do të ishin hapi i parë nga u nis ai fillimisht për rrugën e gjatë e të vështirë. Shprehja “ i lindur prej dheut “ kishte rëndësi se në kohët shumë të lashta parahistorike njerëzit besonin se kur dheu nuk qe forcuar ende, po ndodhej në gjendje baltike, njerëzit dhe kafshët lindnin prej tij të gjallë. Kur dheu u forcua nga dielli dhe erërat, atëherë njerëzit dhe kafshët po lindnin me anë të martesës. Pra “ i lindur prej dheut”, do të thotë i vjetër, autokton.
Çështjen pellazge, duke e lidhur me gjuhën shqipe, e ringjallën dhe e publikuan rilindësit tanë të mëdhenj sidomos De Rada, Naim Frashëri, Sami Frashëri .
Në studimet dhe kërkimet e tij shumëvjeçare, Konda u mbështet te autorët e vjetër grekë e latinë që janë marrë e kanë lënë dëshmi të vlefshme për pellazgët dhe në gjuhën shqipe që është celësi i zgjidhjes së këtyre problemeve. Në fillim puna e tij ishte ëndërr, pasion po… pastaj u bë realitet.
Pellazgët shtriheshin në një territor të gjerë,” perandoria pellazge,”ku sot banojnë shqiptarët dhe grekët modern
Nga tërësia e veprave të provohen, se shqiptarët janë po të asaj origjine që janë edhe popujt e tjerë europianë d.m.th. të racës Labetike me përjashtim të Ungarëve, turqve dhe Gaskonëve të Spanjës, dhe në anë tjetër se këta, (shqiptarët) janë pasardhësit e Pellazgëve të cilët kështu provohet se janë stërgjyshërit e shqiptarëve. Si rrjedhim rezulton se qytetërimi i sotëm europian i cili konsiderohet prej dijetarëve si pjellja e qytetërimit Elenik (Grek), në fakt është rrjedhja e qytetërimit Pellazgjik (shqiptar), nga pellazgët grekët morën edhe tradhëguan qytetërimin e tyre.
Shkrimtarët në të cilët i referohet Prof. janë: Omeri, Esiodi, Pindaeri, Sofokliu, Vakshilidhi, Antologla Lyric, Lipsia, viti MDCCCXC, Stroboni, Herodoti, Tuqidhidhi, Ariani, Makrebi, Pausania, Isihi, Aleksandrini, Panajot Kupitori, enciklopedia e madhe greko – athine, Virgjili te “Enejda”; De Charmes (Mitologjia greke, botim i parë, Platoni, Aristoteli, Dr. Eqrem Çabej etj. ( nga Paulin Kamsi _)
Prof. Aleksandër N. Konda është autor i veprave: “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik, edhe Etruskët”. pse nuk ribotohen këto vepra?
E dimë që ka dhe nga ata që edhe sot me dashakeqësi dhe me qëllime e paramendime të caktuara politike, pa argumente shkencore, kanë folur keq dhe flasin për shqiptarët duke thënë se raca barbare shqiptare është mbeturinë e ndonjë populli që gjeti strehë në malet e Epirit gjatë përmbytjeve që sollën emigracionet e huaja, pra racë që nuk ka asnjë vlerë e rëndësi.
Teza e tij se shqiptarët rrjedhin nga pellazgët dhe glosat e emrat pellazge shpjegohen vetëm me shqipen, realizohet me anën e gjuhëve të krahasuara sanskrite, greqishte e vjetër dhe shqipe.Duke ndjekur fillin e ndryshimeve fonetike të fjalëve dhe emrave në kohë të ndryshme, shumë fjalë pellazge janë të afërta ose të njëjta dhe shpjegohen vetëm me shqipen. Për këtë autori sjell shumë shembuj, shumë argumente, shumë fakte, citon shumë autorë dhe , pasi mban qëndrim kritik ndaj disave, jep variantin e atij që i duket më i drejtë.
Kur erdhën aty helenët, morën nga pellazgët shumë fjalë dhe emra perëndish e u dhanë trajtë greke. Pra kombësia e parë e fjalës – gur – , është pellazge. Dhe që në Greqinë parahomerike, përpara se të zbrisnin akejtë, para vitit 1500 p. e r . banonin pellazgë, ka dëshmi historike të shumta. Kështu Homeri Argosin e quante pellazgjik dhe jo akaik. Herodoti thotë se para tij Greqia quhej Pellazgjia. Straboni dëshmon se pellazgët , popull i vjetër ishin shtrirë në tërë Greqinë. Pra, konkludon autori dhe lexuesi bindet nga këto dëshmi, del se populli që banonte në Greqi para helenëve, ishte pellazgjik. Dhe pellazgë kishte kudo. Pellazgë në Beoti, pellazgë në Thesali, pellazgë në Thrakë, pellazgë në Mikenë, pellazgë në Argos, pellazgë në ishujt e Mesdheut, në Delos, në Hidra, në Kupros, në Pesos, Lemnos, Kretë, Kios. Dhe – pyllaion = pyll, oros maleianon = mal, junion pelagos = deti jonik, sic shihet kanë kuptim dhe shpjegohen vetëm me shqipen.
Pra . të bindemi se jemi të parët: “ Etruskët janë pellazgë, pellazgët janë shqiptarë thoshte Prof. i filozofisë Spiro N. Konda “
Por ç`thonë të huajt kur kanë dashamirësi : “Dardanet (fis Ilir), janë popullatë autoktone ne pjesën qendrore te hapësirës ballkanike qe mund te përcillet qe nga periudha e zhvilluar e bronzit… shqiptaret janë pasardhës te drejtpërdrejte te Ilireve… varret ne Trebenishte jane Ilire”.( Millutin Garashanin ). Ç`thotë i ynë Mathieu Aref ? – Studiues i shquar ne librin e tij “Shqiperia”, konstaton se shqiptaret rrjedhin nga Pellazgët dhe për t`a argumentuar ketë paraqet plot emra te krijesave mitologjike, heronjve të Luftës se Trojës me emra shqip, ose me origjinë nga shqipja. Psh: Zeusi, “mbreti i perëndive”, e nxjerr nga fjala shqipe “Zë”, Zëri”, dhe “Zot” siç i themi tani.
Nga Erget Cenolli  e marrim këtë përfundim: “Spiro Konda me veprën e tij “ Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, dha një kontribut të madh dhe iu afrua një hap së vërtetës për zgjidhjen e çështjes pellazge dhe prejardhjes së shqiptarëve. Ai e strukturoi tezën se shqiptarët rrjedhin nga pellazgët dhe vërtetoi se sqarimi dhe zbërthimi i shumë emrave dhe glosave pellazge shpjegohen vetëm me gjuhën shqipe. Materiali i gjerë që solli, faktet, dokumentet dhe vërtetimet për etimologjinë e fjalëve, në sajë të njohurive të tij të gjëra dhe të punës së madhe këmbëngulëse, janë bindëse dhe plotësisht të argumentuara. Është e para herë që një studiues shqiptar boton një vepër kaq të madhe për çështjen pellazgjike me tërë ato dokumente e fakte bindëse. Kjo natyrisht i shërbeu lartësimit të emrit të shqiptarëve si populli më i vjetër në Ballkan dhe ne Evropë.”

“Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”( Prof.Edvin Jasques )

Fahri Xharra, Gjakovë

Advertisements

Related posts

%d bloggers like this: