Advertisements
News and Magazine

Bashkimi Europian me rregulla të reja për të dhënat personale në Facebook

/ATSH-AFP/ – Europianët do të disponojnë, duke nisur nga 25 maji, një arsenal rregullash të reja për marrjen e kontrollit të të dhënave të tyre personale, përballë rreziqeve të kohës dixhitale, mishëruar së fundi nga skandali planetar që goditi rrjetin social “Facebook”.

Rregulli i Përgjithshëm për Mbrojtjen e të Dhënave (RGPD) do të krijojë riforcimin e të drejtave individuale dhe të japë detyrime strikte për kompanitë që mbledhin ose trajtojnë informacione personale në BE apo kudo qofshin.

Shitjet online, bankat dhe organizmat e tjerë do të ndëshkohen me gjoba të rënda, gjithashtu dhe platformat e mëdha si Facebook, Google apo Twitter, për të cilët këto të dhëna përbëjnë një minierë ari, shfrytëzuar veçanërisht për fushata publicitare.

“Janë të dhënat tuaja, merrni kontrollin”, kërkon Komisioni Europian në një “guidë për qytetarët” duke listuar progreset e bëra nga RGPD kundër mashtrimeve, vjedhjeve apo përdorimit të paatorizuar të të dhënave, në sfondin e zbulimeve të fundit të shoqërisë “Cambridge Analytica”.

Kontradikta për shfrytëzimin e informacioneve të dhjetëra milionë përdoruesve të Facebook nga kjo shoqëri britanike, e përfshirë në fushatën presidenciale të Donald Trump, është një mundësi për autoritetet europiane.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close