Advertisements

Bosnia (Yllirike) djep i civilizimit europian?

Bosnia përveq se ka mundësi të ketë marrë emërin nga shqipja e vjeter ,ajo dihet se është një nga rajonet ku në lashtësi i përkiste Yllirisë,dhe jo vetëm kaq.Në Bosnie sot e kësaj dite nga cilado anë që ta marrësh dhe ta kundrosh dallon qartë elementin Ylliro-shqiptar.Atje ka njerëz,shumë të tillë që e njohin veten si shqiptar,dhe të tillë që e dinë por ende nuk e kanë shfaqur,por edhe të tillë që presin ditën.

Edhe zbulimet e reja me elemente nga kohët e lashta të cilat bëhen në Bosnie nuk mund të kuptohen ndryshe vetëm se përmes historisë së lashtë protoyllire dhe yllire e ma vonë.Edhe pretendimet e arkeologut Osmanagiq nuk mund të shkojnë tutje pa e ndjekur këtë rutë arkeologjike.Ai ka bërë zbulimin e tij,të madh!

Arkeologu i njohur bosniak Semir Osmanagić i cili është bërë i njohur për gjetjen e piramidave në Visoko tani ka dalë edhe me pretendimin se ka gjetur një sferë të përkryer që ngjan në top,në malin në afërsi të Zavidovići në Bosnie,dhe beson se kjo është skulptura më e vjetër që ka bërë dorë e njeriut.Ai po ashtu thotë se kjo është edhe një dëshmi se civilizimi më i vjetër europian ëhtë zhvilluar në këto hapësira.

Sipas tij kjo është dëshmi e ndonjë civilizimi i cili ka përdoruar teknologji të zhvilluar para më shumë se 1.500 vitesh.Ai këtë “Top Guri” e ka gjetur në pyll në vendinPodubravlje,dhe se për këtë zbulim ka shkruar edhe “Daily Mail” Britanik.Osmanagić është i sigurtë se një ditë kur të mbaroj me punë/zbulimi bota do të ketë dëshmi se në bosnie në të kaluaren e largët ka pasë piramida dhe atë më impozante se ajo në Giza të Egjiptit.Ai gjithashtu thotë se ky top guri që gjeti ai është më i rëndi që ndonjëhere ka bërë dora e njeriut,i cili është në diametër 1,2 dhe 1,5 m.Fenomeni i topave të tillë nga guri është i njohur në të gjithë rruzullin,të cilat lidhen me civilizime të ndryshme nga e kaluara./Proinformacion.com

Advertisements
%d bloggers like this: