Advertisements

Çdo fëmijë #Poezi

@ gjyle-julie krasniqi


Lind me sy të kaltër
ylberi këtë mire e di
niset n’derë troket
kur një vjen në jetë.

Shkon ngadalë në gjumë
kur ai lehtë buzëqeshë
e ladhaton në ballë e t’vet:
“ninëz cila ngjyrë të pëlqen”.

Njëri thotë të blertë
tjetri dua ngjyrë të zezë
kafe në të verdhë
a blu si ëndrrat në qiell.

Por ka edhe ninëza
me deshira të çuditshme
hej, njërin thot e du të kaltër
tjetrin të blertë kadife.

E ylberi me krejt ngjyrat
buzëqesh mbi djep:
hej, çdo fëmijë ka të drejtë
me pasë andrrën e vet.

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: