Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

“El Confidencial”:Kryeministri spanjoll Rahoy, e humbi luftën e zhvilluar në Ballkan kundër shtetsisë së Kosovës

Një nga një,të gjithë po e humbin betejën dhe luftën e vazhduar kundër pavarësisë së Kosovës ,sepse pikë së pari ajo është e merituar nga vet populli i saj si dhe e mbrojtur dhe e avancuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj besnik.
Kësaj udhe të mohimit të pavarësisë së Kosovës i kanë hy edhe shtete e vende të cilat për hir të problemeve të veta të brendshme dëshirojnë t’ia mohojnë të drejten e dhe popullit të Kosovës sikurse bëjnë kur të njejten ua mohojnë ,popujve që i mbajnë nën zgjedhën e tyre e të cilët poashtu kërkojnë pavarësi.

Është Spanja ajo e cila kërkon të bëhet më mohuese e pavarësisë së Kosovës se vet Serbia,vend ky i cili po mban nën popuj të tjerë të cilët e dëshirojnë pavarësinë nga Madridi sikur janë Katalonia dhe Baskia.
Për këtë humbje të” luftes në Ballkan” të Spanjës dhe kryeministrit rajoy ka shkruar ka shkruar El Confidencial,gazetë spanjolle elektronikee cila shkruan se kryeministri spanjoll zakonisht nuk zhvillon kampanjë kundër Bashkimit Europian ,megjithate këtë betejen e tij të zhvilluar ,politike në Ballkan kundër interesave të Kosovës ku qeveria spanjolle kishte tentuar që në samitin e Ballkanit dhe BE-së i cili do të mbahet në Sofie ,të ia pamundësojë Kosovës të trajtohet si shtet!

Rajoy ,që në fillim kishte tentuar t’ua bëjë me dije të tjerëve dhe organizatorëve se nuk do të ulej në një tavolinë të përbashkët me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.Megjithate ky insistim i tij ishte i kotë,shkruan El Confidencial.
Kosova, e cila është pjesë e “Ballkanit Perëndimor” me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnje dhe Herzegovinën dhe Serbinë, do të marrë pjesë në samit. Duke pasur parasysh këtë, Rahoy nuk do të marrë pjesë në samit.
Siç shkruan El Confidencial, Rahoy do të shkojë në Bullgari, por ai atje do të takohet me autoritetet lokale aty dhe do të jetë i pranishëm në darkë me udhëheqësit evropianë një ditë para samitit dhe pas kësaj ai do të kthehet në vendin e tij.

Dhe ndërsa pritet një konfirmim zyrtar nga Madridi, një mesazh tashmë është dërguar në Bruksel se Rahoj nuk do të marrë pjesë.
Burime brenda qeverisë spanjolle kanë konfirmuar se Rahoy nuk do shkojë, edhe pse pjesëmarrja e Spanjës në samit është ende një pyetje e hapur. Gjithashtu është shtuar se Rahoy nuk pritet të ndryshojë pozicionin e tij në minutën e fundit.

“El Confidencial” shkruan se as deklarata publike, as kërkesat diplomatike nuk ishin të mjaftueshme për ta bërë Kosovën të ndihet më pak si një shtet.
“Kosova është pjesë e gjashtëshes dhe shumë anëtarë të BE-së e konsiderojnë shumë të rëndësishme që i gjithë rajoni të jetë i pranishëm,” thanë burimet.
Thuhet se Ballkani Perëndimor, i cili është shumë larg për shumë Spanjollë, është vendimtar për Bashkimin Evropian.
“Jo vetëm për shkak të pozitës së saj si një mjet komunikimi midis BE-së dhe Lindjes, por edhe për shkak të ndikimit në rritje të rrezikut rus në destabilizimin në rajonit i cili gjithnjë është një Vulkan”, shkruan El Confidencial në artikullin me titull “Rahoy humbë luftën në Ballkan”.

Dhe panja nuk është e vetmja anëtare e BE që nuk e ka njohur Kosovën,janë aty Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia, të gjitha për arsye të ndryshme, e hedhin poshtë pavarësinë e saj, por të gjithë do të marrin pjesë në samit, dhe vetëm Rahoy do të mungojë .Edhe vizita e presidentit të Këshillit të Europes Donald Tusk në Madrid nuk e kishte bindur Rahoyn të marrë pjesë në samit.
I vetmi “shpërblim ngushëllimi” për qeverinë spanjolle është se do të shmanget një “deklaratë e përbashkët midis BE dhe gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor “, e cili do të vendoste edhe Kosovën si nënshkruese e dokumentit. Në vend të kësaj, u arrit të marrëveshje për një Deklarata Evropiane, me të cilën ranë dakord vendet e Ballkanit, por ato nuk do ta nënshkruajnë atë.
Në fund “El Confidencial” pyet nëse ia ka vlejtë i tërë ky angazhim i Spanjës që Kosova mos të ketë trajtim si shtet,angazhim i cili në realitet nuk kalon përtej simbolikës?Dhe kjo pyetje shtrohet duke marrë parasyshë rezultatin!?

Përgatiti për Proinformacion.com, Xhelil Arifi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close