Advertisements

Eleni bën shqiponjën ,grekërit tërbohen

Eleni Foureira Është një këngëtare njohur sidomos në Greqi e Qipro e cila do të përfaqësojë ,shtetin ujdhesë në Eurovision 2018 me këngën -Fuego.
Nga ato të gjitha vendet pjesëmarrëse ,nuk do ta tërhiqte vëmendjen tonë sikur kjo këngëtare të mos ishte e gjakut tonë.
Në fakt ajo një kohë të gjatë kishte fshehur origjinën e saj për shkak të reagimit të mundshëm të shovinistëve grek dhe paragjykimeve të mundshme,dhe mundësisë që këto të ndikonin në karrieren e shkëlqyeshme të saj.

Ajo ka rrëfyer se si fëmijë me familje ka arritur në Athinë,në kërkim të një jete ma të mirë.Edhe asaj si shumë të tjerëve mu për këtë iu kishte dashur të ndrronte edhe emërin për të kamufluar përkatësinë e saj.
Por sikur dihet,gjaku nuk bëhet ujë,dhe edhe Eleni ka filluar të shfaq ndjenjat e veta për origjinën ,edhepse pak si në ndrojtje dhe frikë për shkak të mundësisë së reagimeve ,gjë e cila edhe ndodhi,kur në rrjete sociale ajo sulmohej mga qytetar grek si “mosmirënjohëse”.

Ajo s’bashku me përfaqësuesin shqiptar në Eurovisionin e sivjetëm,Eugen Bushpepën ,kanë bërë një foto ku tok bëjnë me duar simbolin e mirënjohur tashmë ,Simbolin e flamurit komblëtar Shqiponjën.
Siç shkruam më lart,menjëhere filluan reagimet ,por të cilat nuk zgjaten shumë edhe për shkakun e popullaritetit të lartë që gëzon këngëtarja Eleni./Proinformacion.com

Eleni Foureira – Fuego | Eurovision 2018 Cyprus

 

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close