Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

I është përuruar libri publicistik “Përtej harrimit” autores nga Tirana Ermira Xhomaqi – Godo

Gjilan, 3 maj 2018
Ditë më parë, në hapësirat e Universitetit “Kadri Zeka”, në Gjilan, në praninë e një numri jo aq të madh të adhuruesve të librit, është bërë përurimi i librit publicistik, “PËRTEJ HARRIMIT”, monografi kjo që flet e rrëfen për juristin, gjyqtarin dhe avokatin Abdullah Rami, i cili, në vitet 1942 – 43 ka punuar sy gjyqtar paqtues i klasit të parë në Gjilan. Jo vetëm kaq.
Fillimisht, Sabit Rrustemi, udhëheqës i këtij evenimenti kulturor tha se, ideja e përurimit të këtij libri ka lindur qysh nga “Flaka e Janarit “ 2018, dërsa punët dhe angazhimet për të ardhur gjer tek kjo “ngjarje”, kanë filluar edhe më herët, që kur autorja e këtij libri Ermira Xhomaqi – Godo, ishte në Gjilan dhe ka hulumtuar me plot vullnet në arhivin e qytetit, Gjilanit për të gjetur, mbledhur e sistemuar shënimet e gjyshit të tij Abdullah Rami.
Ai shtoi se, “emrin e Abdullah Ramit, në Gjilan, e kemi pasur apo hasur gjatë vitit 1941/42/43, e këndej. Pra, këndej i kemi pasur kujtimet dhe rrëfimet e bashkohanikëve të asaj periudhe gjatë viteve 1980/90, kur filluam të frymojmë pak më lirshëm, evokuam dhe treguam gjithë tmerrin e asaj kohe të luftës dhe masakrata e Gjilanit. Normalisht, shtoi S. Rrushtemi, -kur është përmendur dhe, është përmendur emri i Abdullah Ramit, një figurë e madhe e një kohe. Dihet se, gjatë hulumtimit të kësaj masakre, nuk na ka marrë mendja se, një ditë, do të vijë një monografi, si kjo qe e kemi prezent sot, e cila do t’na flet më në detaje për jetën e veprën për të gjitha ato peripeti në vitet e diktaturës të gjyqtarit të parë në Gjilan, Abdullah Rami.
Normalisht, është mbesa e tij zonja Ermirë Xhomaqi- Godo, e cila punon në Departamentin Shqiptar të Uneskos, zyrtare për financa, por që tash merret dendur me publicistikë, që e rikthen në kujtesën tonë një intelektual të përmasave të kohës mjaft të arrirë, i cili kishte diplomuar në Paris, gjatë viteve 1940/44, ku kreu shumë detyra që ia kërkoi koha në shërbim të atdheut. Po ashtu, edhe në Gjilan ka pasur një rreth të mirë të miqve, nga ata që iu ka gjetur Abdullah Rami, i cili ishte juristi i parë i asaj kohe Esad Berisha, që pësoi në masakrëne Gjilanit, ndërsa Abdullah Rami pësoi me persekutimin e tij nga sistemi i Enver Hoxhës në Shqipëri.
Prandaj, të gjitha këto ngjarje e peripeti janë të dokumentuara më një mbarështrim jashtëzakonisht të mirë analitik e arstistik që, ky “personazh i veprës së Ermira Xhomaqit nuk ishte vetëm pjesa e parë e profesionit të tij, por ai ishte marrë edhe me poezi artistike. Pra, me fjalë të tjera, nga kjo vepër dokumentare shohim kontributin e shtetit Shqiptar kur, si thotë populli, i pati “tri ditë Shqipëri”. Nuk ishin vetëm juristët që erdhën, por nga vendi shqiptar erdhën në Kosovë një brigadë e arsimdashësve, të cilët i kontribuan çëshjes sonë kombëtare. Ishte Ernes Koliqi, një arsimdashës i madh i arsimit, i cili, në Kosovë solli mbi 200 mësues, ku ia vuri themelin arsimit dhe edukimin tonë shqip.”
Agron Tufa, shkrimtar, publicist dhe drejtues i Institutit për Studimin e Krimit me Pasoja të Komunizmit, njëherit edhe botues i librit “Përtej harrimit”, i cili foli gjerësisht për Abdullah Ramin. Në këtë përurim libri, Agron Tufa, shkrimtar, solli me dhjetra libra dokumentarë, të cilat vepra ose janë shkruar apo edhe janë lënë nga një pjejadë e shkrimtarët që vepruan të burgosur, por lanë pas vete vepra të veçanta të heqamës së tyre gjer në ekzekutim. Këto janë vepra të rralla me vlera të dukshme për të mirën e atdheut shqiptar.
Agron Tufa, një studiues dhe një shkrimtar i shumë veprave tha se, në këtë sallë, besoj është një pjesë e eltitës së qytetit, të cilët e duan dhe e vlerëson librin si dokument dhe si vlerë e munguar e zhanrit të kësaj natyre. “Sot ndjehem tejet i nderuar këtu në Fakultetin “Kadri Zeka”, në Gjilan, ku do të doja t’i them disa fjalë për disa gjëra që janë më aktuale, ku unë punoj si drejtor në Institutin të Studimeve për Krimet me pasoja të Komunizmit. Ky Institut është i krijuar nga parlamenti shqiptar, ku u ngrit dhe ka bërë një rrjetë në disa vende të Evropës.
Gjer tani kam dorëzuar 72 tituj të studimeve të tilla, të cilat janë vepra memoristike, por janë edhe vepra letrare, gramatika fjalorë, të cilat vepra janë shkruar nga të burgosurit e një kohe, që lanë në dorëshkrime vepra para gjysmë shekulli. Pra, janë një lloj kujtese, që në fakt rrëfejnë kohën më të vështirë të popullit shqiptar, sidomos të një pjese njerëzish që kanë qenë të padëgjuar. Ishte kohë e gjenocidit të ndodhur të një kohe të perënduar.
Ai tha edhe këtë se, në burg ka pasur përkthime të veprave, ku brenda qelisë kanë bërë rezistencë duke shkruar vepra të natyrës së tyre. Është një vepër enciklopedi e botës, që flet për fatin fisnik të popullatës së Shqipërisë. Pra, këta kanë kontribuar për kombin shqiptar. Do t’ju premtoj se të tilla vepra do t’i sjellë në të gjitha qytetet e Kosovës. Pra, do ti sjellë edhe nëpër Universitetet publike të Kosovës, madje edhe në Gjilan.
Këtu kemi pushkatimin e 22 intelektualëve properëndimorë pa gjyq, të cilët, si shkas i hedhjes së një ekspozivi në një ambasadë ruse të vitit 1951. Pra, këta intelektualë, atë kohë kishin të kryer nga një e dy univerzitete në perëndim, por ja që pësuan nga koha e komunizmit të egër e gjenocidale. Këto famillje kanë qenë vazhdimisht të përndjekura. Kuriozitet ishte fakti se, në listë, që ishte përpiluar nga kundërshtarët, ishte edhe gjuhëtari ynë i madh, Eçrem Çabej. Bile, këta që përpiluan këtë listë për ekzekutim e intelektualëve “rebelues” sipas tyre, e bën një përjashtim, e hoqën nga lista Eqrem Çabejn dhe futën një tjetër. E futën të parën shkenctaren shqiptare, Sabihate Kasimati, biologe, e cila drejtonte atë kohë Institutin e Shkencave në Tiranë. Ajo ishte e fejuara e Eqrem Çabej. Kjo gjë ishte bërë për poshtrim, tha A. Tufa, një ligjërues që solli shumë të dhëna e fakte, duke i komentuar afro 20 vepra që bënin fjalë për kohën e krimeve të komunizmit në Shqipëri. Pra, foli gjerësisht për gjenocidin që ka ngjarë në Shqipëri, i cili solli tragjedi tek disa familje shqiptare.
Ermira Xhomaqi – Godo, autore e veprës “Përj harrimit” që ia ka kushtiar personalitetit të shquar të Abdullah Ramit, një gjyqtar, jurist e avokat. Ajo tha se, për të ardhur gjer tek përurimi i këti libri dhe paraqitja para jush, ishte një punë e madhe, për faktin se i referohemi një individit të caktuar dhe po i referohemi kujtesës sonë kombëtare, pasi që, edhe ju e dini, se kjo kujtesë kaloi nëpër tre hapa të rëndësishëm, si mohimi, (hallka e dytë) durimi dhe (hallka e tretë) është heshtja.
“Sot është e drejta qytetare për të ditur dhe për ta ruajtur kujdesën. Duke i ruajtur shkrimet e pesonazhit tim, Abdulah Ramit, mua më nxiti ta shkruaj jetën e tij si nëj detyrim ndaj atyre që sakrifikuan për kombin tonë. Andaj, ju detyrohemi të vërtetës, si juve sot, që po ua rrëfej një “ngjarje” që pakush e ka dëgjuar dhe e ka njohur këtë figurë të një kohe. Pra, jam munduar ta shkruaj këtë libër për të vërtetën e një kohe, e cila lidhet me persekutimin e njerëve tanë. Andaj, të gjitha këto përgjigje do t’i gjeni në këtë libër, i cili flet gjerësisht për një figurë të rëndësishme që është e plotësuar me shumë dokumente e të vërteta të kohës.
Ermira Xhomqi u ndalë tek biografia e Abdullah Ramit, e cila tha se, ai (Abdullah Rami) ka lindur më 20 maj të vitit 1908 në Tetzat të Delvinës. Vitet epara të shkollimit i nis në Egjipt dhe i përfundoi në vitet ’20-ta, në Delvinë. Në vitet 1927/1931 vazhdoi studimet në liceun francez të Korçës, ku diplomoi në degën e filozofisë. Në vitet 1931/1936 ai punoi si misionar i dijes në Fier, Përmet dhe Delvinë. Mandej, në vitet 1936/1940, Abdullah Rami studioi në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Montpellier në Francë, dhe laurohet në Jurispudencë.
Në korrik të vitit1940 emërohet gjykatës në Përmet e më pas në Konispol. Në vitin 1942 emërohet gjyqtar i klasit të parë në administratën juridike të Gjilanit, Kosovë.
Abdullah Rami vdiq më 29 janar të vitit 1973. Më 19 shkurt 1996, Republika e Shqipërisë dhe Presidenti i saj e dekorojnë me titull: “Martit i Demokracisë”, luftëtar i vendosur kundër komunizmit për një Shqipërinë Demokratike, i cili është masakruar mizorisht nga regjimi komunist. Ajo i falenderoi Nazmi Mujin e disa të tjerë, të cilët i ndihmuan autores për t’ia gjetur disa dokumente të peronazhit të veprës në fjalë./Tefik Selimi
Legjenda: Dy foto nga ky manifestim në Gjilan

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close