Advertisements

Ish ministrit Agani i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata e Apelit

Kjo gjykatë ka refuzuar kërkesat për hudhje të aktakuzës ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie, Gani Shabani, duke e konfirmuar kështu aktakuzën ndaj tyre.Këtë e e ka konfirmuar kryetarja e trupit gjykues për këtë rast, Shadije Gërguri.

Ish-ministri Agani dhe ish-sekretari Shabani, të cilët nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ishin deklaruar të pafajshëm në lidhje akuzat me të cilat ngarkohen në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 26 shkurt të këtij viti.

Në shqyrtimin fillestar të 26 shkurtit, po ashtu ishte bërë e ditur nga gjykatësja Gërguri, që të akuzuarit Agani dhe Shabani tash e tutje do të vazhdojnë të gjykohen veçmas nga të akuzuarit tjerë, të cilët do të gjykohen në dy procedura të tjera.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: