Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Jeanine Pirro:Me zhvendosjen e Ambasades amerikane në Jerusalem Donald Trump ka përmbushur një “profeci biblike”

Presidenti Donald Trump ka përmbushur një “profeci biblike” duke e zhvendosur ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Izrael, në Jeruzalem, deklaroi gjykatësja Jeanine Pirro në shfaqjen e saj nö Fox News të shtunën. Ambasada e re, e cila u prit me kritika nga palestinezët dhe Bashkimi Evropian, hapet sot.

Pirro ishte në Izrael përpara zhvendosjes nga Tel Avivi në Jerusalem. Duke e quajtur këtë veprim “një moment vërtet historik në historinë e Izraelit”, Pirro tha se vendimi i Trump për të zhvendosur ambasadën u kremtua nga populli i Izraelit.
Nikoqirja e Fox News vlerësoi Trump për këtë veprim, duke pretenduar se ai dëshmon se ai është më i besueshëm se presidentët e kaluar, duke përfshirë Barack Obaman, Xhorxh W. Bushin dhe Bill Clintonin. Të tre presidentët kishin nënshkruar shtyerjen për të vonuar lëvizjen e ambasadës.

“Trump e ka siguruar botën se fjala e tij vlen më shumë se çdo fjalë e ish presidentit të SHBA”, tha Pirro. “Fjala e tij është më shumë se çdo traktat dhe më e fortë se çdo rezolutë e OKB-së.”
Pirro e krahason Trumpin me një mbret të lashtë dhe shpalli se presidenti ka përmbushur një “profeci biblike”.
“Donald Trump njohu historinë, ai si Mbreti Kir përpara tij, përmbushi profecinë biblike të Perëndisë të adhuruar nga hebrenjtë, të krishterët dhe po, muslimanët, që Jeruzalemi është kryeqyteti i përjetshëm i shtetit hebre dhe se populli hebre përfundimisht e meriton një Izraeli të drejtë , të lirë dhe sovran, “tha Pirro.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close