Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Komesari europian, Hahn,optimist se Shqipëria dhe Maqedonia deri në fund të qershorit do të marrin një datë për fillimin e negociatave

Komesari europian Joohanes Hahn duke folur për DW nga Sofia ku po mbahet samiti Bashkimit europian dhe Ballkanit Perëndimor,ka folur për perspektivën europiane të vendeve të këtij rajoni duke thënë se “Asnjëra nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është ende mjaft e pjekur për në Bashkimin Europian, por duhet shfrytëzuar momenti dhe diskutimi mbi reformat duhet të mbahen në qendër të vëmendjes”.

Ai ka folur edhe për shpresat e vendeve për fillimin e negociatave dhe konkretizimin e tyre në një të ardhme duke thënë se kjo do të varet nga disa kushte paraprake.
Maqedonia dhe Shqipëria shpresojnë që deri në fund të qershorit do të marrin një datë për fillimin e negociatave dhe komisioneri është optimist se kjo do të ndodhë, pavarësisht dyshimit të hapur dhe indinjatës në disa shtete anëtare. Në rastin e Maqedonisë, kjo do të varet nga zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë. Në Sofie mezi pritet takimi i kryeministrave të dy vendeve, Zoran Zaev dhe Alexis Cipras, dhe fillimi i qershorit është përmendur si afati i fundit për arritjen e një kompromisi.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close