Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Konferenca katër ditore “Diaspora Flet”

ATSH/-Me synim nxitjen e një dialogu të strukturuar për të drejtat e shqiptarëve jashtë vendit, 170 profesionistë të fushave të ndryshme nga diaspora shqiptare janë mbledhur në Prishtinë.

Në konferencën katër ditore “Diaspora Flet”, e organizuar nga organizata joqeveritare “Germin”, ishin edhe Ministrat e Diasporës së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Në fjalën e tij, Ministri Pandeli Majko, vlerësoi iniciativën për organizimin e një aktivitetit të tillë dhe e vuri theksin tek përshtatja e shtetit, përballë asaj që e quajti, “një sfidë administrative dhe politike”.

“Si fenomen, diaspora është një sfidë administrative dhe politike. Brenda një shoqërie ajo kërkon përshtatjen e “të larguarës” me të qëndrueshmen. Diaspora kërkon një ekulibër midis psikologjisë së parimit të “evolutives” me “statuskuonë” brenda një shoqërie. Ndërkaq, kjo përshtatje nuk ka si të jetë veç një “leksion” nëpër konferenca apo seminare, të shoqëruara me miratime ligjesh. Në thelb ajo do të kërkojë përshtatjen e kombit me rregullat e reja të globalizmit dhe vetë funksionimin e tij në kushte të reja, të ndryshme nga ato që janë mësuar nga librat që nga koha e revolucionit francez”, -tha Majko.

Nga ana e tij, Ministri i Diasporës në Kosovë, Dardan Gashi foli për rëndësinë e trajtimit të diasporës si një të tërë, ndërsa homologu nga Maqedonia  Edmond Ademi, u ndal tek sfidat e krijimit të marrëdhënieve me diasporën në një vend ku për 27 vite bashkëpunimi nuk ekzistonte.

Drejtoresha e programeve në ‘Germin’,  Liza Gashi, foli për synimin e kësaj organizate që të bashkojë diasporën shqiptare, duke e bërë atë pjesë të krijimit të politikave në vendet e tyre të origjinës. Ndërkaq, në konferencë ishte i ftuar edhe eksperti i njohur ndërkombëtar për çështje të diasporës Kingsley Aikins, themelues dhe drejtor ekzekutiv i ‘Diaspora Matter’.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close