Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë dy marrëveshje

ATSH/.- Kosova dhe Gjermania nënshkruan dy marrëveshje për projektet “Programi i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta”, në vlerë 4 milionë euro dhe “Shërbime Profesionale të Pranuesit në Kuadrin e Programit II të Menaxhimit të Mbetjeve” me vlerë 1.466 milionë euro.

Marrëveshjet u nënshkruan nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe drejtori i Departamentit të Infrastrukturës Komunale për Europën Juglindore dhe Turqinë në KfW, Kirk Mildner.

Ministri Hamza me këtë rast tha se “Gjermania është një prej donatorëve më të mëdhenj të Kosovë, në sektorët e arsimit, ujërave, energjisë”.

“Sot nënshkruam marrëveshjet për ambientin, që janë mjete pa kthim nga kontribuuesit gjermanë”, tha Hamza duke shtuar se prej fillimit të mandatit të tij, kanë arritur marrëveshje mbi 70 milionë euro për projekte në sektorë të ndryshëm.

Përfaqësuesit gjermanë uruan që këto “fonde të jenë për projektet në fjalë, për rregullimin e ambientit”.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close