Advertisements
News and Magazine

Kosova e Kroacia mësojnë gjuhën e njëra-tjetrës

ATSH/.- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi priti sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviç, me të cilën bisedoi për mësimin e gjuhëve respektive, gjuhës kroate në Kosovë dhe gjuhës shqipe në Kroaci, e cila parashikohet edhe në memorandumin e mirëkuptimit të vitit 2013.

Bytyçi dhe ambasadorja Kapitanoviç u dakorduan që të angazhohen në krijimin e mundësive për angazhimin e një bashkëpunëtori të jashtëm të gjuhës shqipe në Universitetin e Zagrebit dhe një bashkëpunëtori apo ligjëruesi të gjuhës kroate në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Ministri theksoi se është jashtëzakonisht me rëndësi që t’u mundësojmë të rinjve në Kosovë dhe Kroaci të mësojnë gjuhët përkatëse dhe se në këtë kontekst do të bisedohet më konkretisht me Universitetin e Prishtinës për konkretizimin e memorandumit.

Ndërsa, ambasadorja Kapitanoviç e njohu ministrin Bytyçi se vitin e kaluar është hapur Katedra e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Zarës dhe po punohet që kjo të ndodh edhe në Universitetin e Zagrebit ku jeton një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve, ndërsa insistoi që edhe Kosova nga ana e saj të marrë përsipër angazhimet reciproke në këtë drejtim.

Ministri Bytyçi dhe ambasadorja Kapitanoviç u pajtuan se mësimi i gjuhëve reciproke është në interes të thellimit të bashkëpunimit edhe në rrafshin ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close