Advertisements

“Kristian Sayens Monitor”:Të gjithë po shikojnë tjetërkah ,por Greqia dhe Turqia janë në prag të një konflikti të hapur

Të gjithë shikojnë tjetërkah ndërsa Greqia dhe Turqia janë në prag të luftës ,vlerëson “Kristian Sayens Monitor”.
Përderisa sytë e gjithë botës janë drejtuar kah Korea Veriore dhe Irani ,dy fqinjtë e një aleance kanë rrëshqitur në terren të rrezikshëm ku edhe interpretimi ma i vogël gabimisht mund të sillte dy vendet në një konflikt serioz,ku nuk përjashtohet as lufta.

Të kujtojmë se tensionet midis Greqisë dhe Turqisë po rriten vazhdimisht në rajonin e Egjeut dhe tensionet u rriten edhe më tej pasi Turqia refuzoi të lirojë dy roje greke të arrestuar pranë kufirit, për shkak të “kalimit” në territorin turk. Greqia pohon se ushtarët humbën udhën e tyre në një stuhi dëbore të madhe dhe se ata aksidentalisht hynë në territorin e Turqisë, ndërsa Turqia i konsideron ata spiun.

Gjithashtu, arsyeja për tensionin është stërvitja e vazhdueshme ushtarake si në tokë dhe në det, mu në kufirin me Turqinë, si dhe njoftimin nga Greqia se do të dërgojë edhe 7.000 ushtarë të tjerë përgjatë kufirit me Turqinë.
Kishte edhe tensione në ajër kur kishin ndodhur të shtëna kur avion grek dhe turq kishin hyrë përpak në territore përkatëse.
“Kristian Sayens Monitor” pyet se sa gjërat janë keq?Shumë keq, vlerëson dhe thekson që nga viti 1996 asnjë çështje nuk është zgjidhur midis dy vendeve, siç është demarkacioni i Detit Egje dhe çështja e Qipros.

Këto qështje ka gjas atë mos zgjidhen as tani .Përderisa në Ankara pushteti në Ankara është nacionalist në orientim e nga ana tjeter ministri grek i Mbrojtjes një djathtist i cili Erdoganin e quan të ‘çmendur’.E për shkak se po afrohen zgjedhjet presidenciale në Turqi ,gjërat do ashpërsohen edhe ma tej.
E Ministri i Jashtëm grek nga ana e tij ka paralajmëruar tashmë se Turqia po i afrohet vijës së kuqe.

Advertisements
%d bloggers like this: