Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Kryeministri Rama :Obligim i imi kushtetues është që ti mbrojë të gjithë Shqiptarët

Kryeministri shqiptar ka folur edhe njëhere për bashkimin e shqiptarëve,duke thënë se ëndërron për këtë ,por jo në një Shqipëri të madhe por në Bashkimin Europian.
Ai në një intervistë për Euronews ka thënë se obligim i tij kushtetues është që ti mbrojë të gjithë Shqiptarët,porse beson se Shqiptarëve kudo që janë nuk u ka shkuar asnjëherte më mirë se sot.
“Në Kosovë, tani ata kanë shtetin e tyre,në Maqedoni ata janë pjesë e një revolucioni të vërtetë në drejtim të ndryshimit të qasjes ndaj gjuhës shqipe dhe popullit shqiptar.” Në jug të Serbisë, shpresoj që kushtet e tyre të korrigjohen edhe në bazë të faktit se serbët në Kosovë trajtohen shumë mirë dhe shumë, shumë më mirë “, tha Rama në një intervistë,përpara takimit nesër të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Sofie.

Gazetarët ia kujtuasn se ai kohët e fundit sugjeroi që Shqipëria dhe Kosova një ditë mund të kishin një udhëheqës të përbashkët .Rama tha se nuk u pendua për këtë deklaratë, por se atij vie keq për reagimet që kishte shkaktuar sepse nuk kishte ndërmend të jepte një “deklaratë shqetësuese”.

“Duhej të ishte një imagjinatë, në rrethana shumë të veçanta të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe në adresimin parlamentit të Kosovës”, tha Rama.
Ai shtoi se po fliste për atë çfare mund të kishte ndodhur në 20 vjet dhe se para se ai të thoshte “pse nuk do ta kishim një president të vetëm” ai tha se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me sukses dhe serbët dhe shqiptarët duhet të jenë në BE.
“Pra, ka pasur shumë parakushte për të arritur në pikën për një president për të dy vendet,” tha ai./Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close