Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Memoriali i Skënderbeut i nënshtrohet restaurimit

ATSH-A.ALLA/ – Memoriali i Skënderbeut është vendi ku më 2 mars 1444 u mbajt “Besëlidhja e Lezhës” dhe ku më 17 janar 1468 u varros heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili do t’i nënshtrohet rijetëzimit këtë verë.

Ky restaurim është një vlerë e shtuar për t’i treguar turistëve të huaj vlerat e trashëgimisë sonë kulturore.

Projekti i restaurimit për këtë objekt është hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës, si pjesë e kalendarit të restaurimeve të “Vitit të Skënderbeut” dhe është miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve.

Në Memorialin e Skënderbeut në Lezhë ndërhyrja e parashikuar nga IMK dhe Ministria e Kulturës qëndron në punimet restauruese në këtë monument si dhe në muret e qytetit antik, në rikonstruksionin e mbulesës, konsolidimin dhe restaurimin e pikturës murale dhe mozaikut.

Ka qënë objekt kulti që është përdorur si kishë dhe xhami në periudha të ndryshme. Ky objekt që i përket shek. XIV është e tipit bazilikor me gjatësi 17 m dhe gjerësi 8 m. Në muret e saj ndodhet një afresk i Shën Nikollës. Sipas gojëdhënave në vitin 1478 turqit, të cilët pushtuan Lezhën, e shkatërruan dhe e hapën varrin e Skënderbeut dhe thuhet se eshtrat e tij u morën nga ushtarët dhe i mbështollën me flori e argjend për t’i përdorur si hajmali për pathyeshmëri në beteja.

Vendvarrimi i Skënderbeut përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Përveç mureve të kishës, në këtë objekt gjendet edhe absida, ku ndodhet i vendosur busti i Skënderbeut, afresku i Shën Nikollit, dritaret dhe tre harqet mbi derën e kishës. Në mure janë të varura 25 mburoja prej bronzi, të cilat tregojnë 25 betejat kryesore të Skënderbeut. Mbi pllakën e mermerit janë vendosur kopje të shpatës dhe përkrenares prej bronzi të Skënderbeut.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close