Advertisements
News and Magazine

NASA do dërgojë në vitin 2020 helikopterin e parë në Mars

/ATSH-AFP/ – Agjencia amerikane e Hapësirës njoftoi sot se synon të dërgojë në vitin 2020 helikopterin e parë në Mars, një mjet në miniaturë i ngjashëm me një dron, që do të mundësojë njohjen e mëtejshme të planetit të kuq.

I quajtur ”The Mars Helicopter” (Helikopteri i Marsit), pajisja pak më e madhe se një top basketbolli, peshon më pak se 1,8 kilogram.

Helikopteri, i cili do të dërgohet në Mars si pjesë e misionit Mars Rover 2020, është një robot me rrota që pritet të studiojë kushtet e favorshme të jetës në planet, të zbulojë provat më të hershme të jetës atje dhe vlerësojë burimet natyrore dhe rreziqet për eksploruesit njerëzore në të ardhmen.

Nisja është parashikuar për në korrik të vitit 2020, dhe kthimi në shkurt të vitit 2021.

”NASA është krenare për historinë e saj inovatore”, u shpreh përmes një deklarate Jim Bridenstine, kreu i agjencisë hapësinore. Ideja e një helikopteri që fluturon në qiellin e një planeti tjetër është drithëruese.

Ky projekt nisi në gusht të vitit 2013 si një projekt i zhvillimit të ”Jet Propulsion Laboratory” (JPL), laboratori i NASA-s.

Për të fluturuar në atmosferën marsiane, helikopteri duhet të jetë ekstremisht i lehtë, por gjithashtu sa më i fuqishëm të jetë i mundur.

”Lartësia rekord e arritur nga një helikopter në hapësirën e Tokës është rreth 12 000 metra”, u shpreh Mimi Aung, drejtuesja e projektit ”Mars Helicopter ose JPL”.

Mjeti është i pajisur me panele diellore për të rikarikuar bateritë me jone litiumi dhe një pajisje për ngrohje për ruajtjen e nxehtësisë gjatë netëve të ftohta marsiane”, saktësoi NASA. Helikopteri do të pilotohet nga Toka.

Për NASA-n, ky është një akt i guximshëm teknologjik me rrezik të lartë./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close