Advertisements

Nuk kalon në Kuvend vendimi i Thaçit për kthimin e ligjit për shoqëritë tregtare

/ATSH/.- Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar vendimin e presidentit Hashim Thaçi për kthimin e ligjit për shoqëritë tregtare, pasi 28 deputetë votuan pro, 32 ishin kundër dhe 7 abstenuan.

Me mos miratimin e vendimit të presidentit, projektligji mbetet ashtu siç është miratuar me ndryshimin , i cili parashikon kuotën për bizneset që në bordet e tyre udhëheqëse të kenë 40% gra.

Deputetja, e cila ka propozuar ndryshimet që detyrojnë shoqëritë tregtare që të kenë 40 për qind femra në bordet udhëheqëse, Mimoza Kusari-Lila, tha se argumentet e presidentit, nuk janë të qëndrueshme.

“Argumentet e presidentit nuk qëndrojnë, sepse ai ka injoruar nenin 24 të kushtetueses për parimet e të drejtat e grupeve që janë në pozitë të pabarabartë, të cilat zbatohen deri në ndryshimin e pozitës. Kushtetuta kërkon që institucionet të garantojnë dhe respektojnë të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë”, tha Kusari-Lila.

Në emër të grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh kundër këtij ndryshimi  të propozuar nga Kusari-Lila.

“PDK-ja do ta mbështesë rekomandimin e presidentit që në fakt është rekomandim i komisionit sepse siç e parashikon kushtetuta, komisioni i ka dhënë mbështetje këtij rekomandimi. Ky ndryshim nuk ka në fokus fuqizimin e grave në bizneset e Kosovës, është një tendencë për të imponuar vendime në biznesin privat. Nuk e ndihmon funksionimin e lirshëm të biznesit në Kosovë dhe si i tillë do të duhej të votohej rekomandimi i komisionit e amendamenti i Mimoza Kusarit të hiqej nga projektligji”, tha Krasniqi.

Sipas tij, me këtë logjikë të imponimit po e ngushtojnë funksionimin dhe veprimin e lirshëm të bizneseve duke i imponuar kuotën gjinore, të cilat do të duhej të vinin në mënyrë të natyrshme.

Ndërsa, deputetja Fatmire Mullhaxha-Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje, u shpreh se janë kundër vendimit të presidentit dhe pro amendamentit të propozuar nga deputetja Kusari-Lila.

Imponim dhe jo barazi e ka quajtur deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, vendosjen e kuotës për bizneset private.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: