Advertisements

Presidenti Thaçi ka udhëtuar për në Sofie,ai atje ka shkëmbyer disa llafe edhe me presidentin serb Vuçiq

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Sofje të Bullgarisë, ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.Në kuadër të këtij samiti, Thaçi do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të ndryshëm shtetërorë, kurse pasdite do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror, që organizohet në kryeqytetin e Bullgarisë.

Siç njoftojnë mediat ai atje ka shkëmbyer disa llafe edhe me kolegun e tij serb Vuçiq,por në prani të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri,Federika Mogherini.
Në pyetjen e gazetarëve për presidentin serb se a kishte takuar dhe a kishte folur me presidentin e Kosovës Thaçi, ai kishte thënë “Po ,kemi shkëmbyer disa fjalë kurtoazie,dhe kaq”./Proinformacion.com

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: