Advertisements

Qeveria e Kosovës ,ka një plan rezervë për transformimin e FSK-së në Ushtri?

Sipas shkrimeve të mediave ,Qeveria e Kosovës ka një plan të dytë për formimin .transformimin e FSK-së në Ushtri.Kjo pasiqë deputetët e pakicës serbe asesi të binden për të votuar formimin e Ushtrisë së Kosovës,për më shumë ata e kundërshtojnë kategorikisht.

Një plan B për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, siç thuhet, parasheh një periudhë tranzicioni 10-vjeçare.
Paketa ligjore që lidhet me strukturën organizative të FSK-së u dërgua në zyrën e Kryeministrit dhe pas kalimit të procedurës do t’i paraqitet Kabinetit të Qeverisë. Pastaj i dërgohet Kuvendit për votim. Dokumenti nuk parashikon transformimin e menjëhershëm, siç u provua katër vjet më parë, por do të heqë disa kufizime lidhur me kapacitetin, mandatin dhe misionin e FSK-së.

Në zyrën e kryeministrit, u konfirmua se paketa ligjore për FSK-në u dërgua nga ministria përkatëse, se kishte ardhur në qeveri, por se nuk ishte gjendur ende në seancën e qeverisë.
“Është në interes të qeverisë që kjo të ndodhë sa më parë, por gjithmonë në bashkëpunim me partnerët strategjikë”, tha zyra e kryeministrit për mediat.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: