Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Rahovec,sanksione atyre që hedhin mbeturina në deponi ilegale

Në Rahovec është nënshkruar dokumenti me të cilin njofton të gjithë qytetarët, operatorët ekonomik dhe ekonomitë familjare se nga data 21 e këtij muaji do të merren sanksione në raport me të gjithë ata persona juridik dhe fizik, të cilët i hedhin mbeturinat e amvisërisë dhe ato inerte (të ngurta) në ato vende që nuk janë të përcaktuara.

“Komuna e Rahovecit ka krijuar një Task-Forcë (ekip të posaçëm) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Inspektoratin e Komunës së Rahovecit, Drejtorinë për Urbanizëm Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Ndërmarrjen komunale Eko-Regjoni si dhe kompanitë e tjera që operojnë në territorin e Komunës së Rahovecit, të cilat kanë për obligim ta monitorojnë 24 orë dhe 7 ditë në javë dukurinë e hedhjes së mbeturinave në vende ku nuk janë të përcaktuara nga Komuna e Rahovecit”, thuhet tutje në njoftim.
Këtë dokument e ka nënshkruar kryetari i komunës Smajl Latifi .Komuna në bashkëpunim edhe me vullnetarët ka filluar pastrimin e deponive ilegale.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close