Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Semimaturantët,sot testi i arritshmërisë

Organizuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë sot, rreth 30 mijë nxënës të klasave të nënta në gjithë Kosovën do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë.
Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Mustafë Kadriu, tha për Radio Kosovën se çdo gjë është gati për mbarëvajtjen e testit në 107 qendra të testimit, i cili mbahet sot. Ky test do të fillojë në ora dhjetë dhe do të zgjasë tri orë.

“Të gjitha përgatitjet janë bërë për realizimin dhe administrimin e testit. Shënimet nga komunat janë marrë për të gjithë nxënësit, janë rreth tridhjetë mijë nxënës. Janë rreth 107 qendra të testimit, ku secila komunë i ka përcaktuar qendrat për numrin e nxënësve”, tha Kadriu.
Rezultatet e testit të arritshmërisë do të publikohen me datë një qershor, dhe afati i ankesave do të jetë i hapur tri ditë pas shpalljes se rezultateve.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close