Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Sofie:Bashkimi Europian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor,deklaratë të përbashkët trembëdhjetë pikëshe

Në hapje të konferencës për dialog me Ballkanin Perëndimor, dje në Sofje, kryeministri bullgar Boyko Borissov tha se ardhja e liderëve të BE-së në Bullgari për samitin BE-Ballkani Perëndimor dhe prezantimi i problemeve të rajonit para tyre është një sukses, por në fund çdo gjë varet nga vetë Ballkani Perëndimor.

“Zoti ndihmoftë ata që ndihmojnë veten në Ballkan”, tha ai.

Konferenca, që është e fokusuar çështjet e rritjes ekonomike, sigurisë dhe lidhjeve në Ballkanin Perëndimor, organizohet nga Këshilli Europian për Çështjet e Jashtme dhe qendra “Wilfried Martens” për Studime Europiane.

Borisov theksoi se “të gjithë në Këshill kanë ide të qarta se investimet do të jenë në korridoret kryesore hekurudhore, autostradat, infrastruktura dixhitale dhe portet në rajon”.

Ai përmendi një skemë të projekteve infrastrukturore për të ilustruar se cilat prej tyre janë ndërtuar tashmë me fondet e BE-së.

Ndërsa nga ana tjeter Bashkimi Europian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë kondensuar Samitin e Sofjes në një deklaratë të përbashkët trembëdhjetë pikëshe, përmes të cilës tregojnë përkushtim dhe vendosmëri për ta parë bashkë të ardhmen.

Në të Unioni përshëndet punën e bërë nga shtetet e gadishullit të vjetër në shtegtimin e tyre drejt anëtarësimit në BE, duke kërkuar që ajo të shtohet, të fokusohet në fusha dhe të shihet si e paaltnernativë.

Puna në forcimin e rendit dhe ligjit, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në respektimin e të drejtave të minoritarëve dhe të njëri-tjetrit, në ndërtimin e urave të bashkëpunimit është përkushtim i shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe kërkesë e Bashkimit Europian.

Ndërsa, ndihma që shtetet nga kjo pjesë e Europës ta kenë më të lehtë shtegun e tyre drejt përshtatjes së ekonomive dhe politikave të tyre me BE-në del si premtim i kësaj të fundit dhe nevojë e kërkesë e shteteve të Ballkanit.ATSH/RTKLive

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close