Advertisements

Sofie:Thaçi takon kryeministrin grek Cipras

ATSH/.- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Bullgari, në kuadër të Samitit të Sofjes, që nis sot punimet u takua me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras, nga i cili kërkoi mbështetje për liberalizimin e vizave.

Gjatë takimit Thaçi dhe Cipras diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit në rajonin tonë dhe rritjes së shkëmbimeve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

Në një postim në Facebook, Thaçi shkruan se “nga kryeministri grek kërkova mbështetje edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian”.

Thaçi do të marrë pjesë sot në takimin dhe konferencën e përbashkët të liderëve të shteteve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të këtij samiti,  Thaçi do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të ndryshëm shtetërorë.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: