Advertisements

Stoltenberg i kënaqur me Trump ,e përgëzon…

ATSH-DPA/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti sot presidentin amerikan, Donald Trump për rolin e tij për nxitjen e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut.

Stoltenberg përgëzoi Trumpin për “lidershipin e tij në çështjet e shpenzimeve për mbrojtjen, sepse është shumë e rëndësishme që të gjithë ne të kontribuojmë më shumë për sigurinë tonë të përbashkët”.

Ai u shpreh gjithashtu se “veprimet e Trumpit patën një impakt të vërtetë dhe ne e shikojmë atë sepse të gjithë aleatët… kanë shtuar miliarda në buxhet”.

“Pra është e rëndësishme, sepse ne jetojnë në një botë gjithnjë dhe më të paparashikueshme, kemi nevojë për një NATO të fortë dhe kemi nevojë të investojmë më shumë në sigurinë tonë”, tha Stoltenberg.

Vendet anëtare të NATO-s kanë pranuar të kontribuojnë dy për qind të PBB-së së tyre respektive në Aleancën e Atlantikut, por që kur u bë president Trump ka kritikuar shumë prej vendeve aleate se nuk po i përmbahen angazhimeve të tyre.

Advertisements
%d bloggers like this: