Advertisements

Zonja Elche e Valencias ishte edhe e Kosovës

Nga Fahri Xharra


Jo rastësisht “lundrova “ ‘ virtualisht në qytetin Elche ( Elx) , në provincën autonome të Valencias , në Spanjën juglindore, që lagët nga Lumi Vinalopó.

Qyteti është me origjinë iberike por gjatë kohërave i banuar nga kartagjenasit dhe romakët. Thuhet edhe prej grekëve .( Po, kush ishin grekët e asaj kohe ?)
Tema e folur sot quhet : « La dama de Elche », një bust para-romak i shekullit 4 pr.K  Busti u gjet në vitin 1897 , në një qendër arkeologjike të Elches. ( E mendoni , se ku ishim ne në atë kohë (1897 ) . « as në tokë e as në qiell » ). Ju kujtohet shkrimi : Zonja e madhe Elx- Fxharra (https://www.ikvi.at/?p=23766

“Dama e Elches “është  i njohur si artefakt Iberik nga shekulli i 4-të pr.K. “Enciklopedia e Religjioneve “ beson që “Lady of Elche “ ka ndërthurje direkte me Taniten , perëndeshën kartagjenase.

Duhet cekur që prania kartagjenase në Iberia ishte nga viti 575-206 BC , pra deri në rënjen e Kartagjenëve nga Republika Romake në betejën e ILIPes ( lufta e dytë punike)

Origjina e skulpturës “ me ndikim grek “ ka hapur debate tek specialistet, sepse sipas tyre i takon vet vendit të gjetjes -1897 në L’Alcúdia , sepse deri më sot nuk është gjetur diçka e ngjashme greke.


Ja kjo është Zonja Elx e Valencias -Spanjë;
Shëtitja nëpër Detin Mesdhe ose si e quajnë edhe Deti Pellazgjik të jep një kënaqësi të posaçme;.deti i kryqëzimeve .  zhvillimeve , ballafaqimeve të “ kulturave “ dhe lindja e civilizimit europian.
Historia  e jonë nuk ka fillim e as mbarim. Fillet e saja janë shumë të lashta ,të cilat duhet ti gjejmë dhe t`i vendosim në sirtarët e kohës nëpër të cilën kemi kaluar,

Pra ,origjina e skulpturës “ me ndikim grek “ ka hapur debate tek specialistet, sepse sipas tyre i takon vet vendit të gjetjes -1897 në L’Alcúdia , sepse deri më sot nuk është gjetur diçka e ngjashme greke.

Duke shëtitur nëpër” historinë” serbe e cila kryekëput është e vjedhur nga ne , i “ gjeta “ serbët si banorë të dikurshëm të Spanjës dhe Portugalisë . Ata shumë lartë ia mbajnë me rrenat e tyre, pasi që neve posa kemi dalë nga lëvozhga e jonë . Qëndrimi shqiptar ndaj historisë është një turp .
Një gjë është e sigurt qe Roma u ndërtua mbi , mbi tokat tona dhe me diturinë tonë. Roma  u themeluat nga ilirët dhe etruskë dhe pastaj u zgjerua mbi frigjet ,lidiasit  , iberiket dhe shkoi  shumë larg. Roma i gjeti të gatshme të gjitha territoret që i pushtonte , ato e kishin zhvillimin dhe qytetërimin e tyre , ato o kishin perënditë e tyre. . Romakët u qeverisen nga ilirët ,porse  të gjithë  ata që nuk e pranuan gjuhën artificiale latine u zhdukën pa mëshirë . Anomali histerike e historisë .

Serbët e shkruajnë historinë e tyre edhe në gjuhën spanjolle dhe për t`i bindur qarqet historike të atyre anëve e vendosën një foto të një gruaje të Kosovës, si një dokument për “ autoktoninë “ e tyre në Kosovë dhe “ përhapjen “ e tyre edhe në Spanjë.
Në fotografinë e parë majtas e shihni bustin e “ Zonjës së Alikantës “
dhe djathtas vajzën origjinale shqiptare nga Kosova me të njëjtën qëndisje flokësh.

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: