Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

A ishte i fabrikuar dokumenti i cili u prezantua në beograd për “tërheqjen” e njohjes së Kosovës nga Liberia?

Propaganda serbe dhe Ivica Daçiqi,ministër i jashtëm i Serbisë si promotor kryesor i ,valës së “tërheqjes” së njojeve nga vende kryesisht afrikane të pavarësisë së Kosovës,ditë më parë kishin treguar një dokument me të cilin kinse dëshmohej se edhe Liberia kshte tërhequr njohjen.
Zëdhënës të ministrisë së jashtme të Kosovës sot janë prononcuar se edhe ky dokument dyshohet të jet i falsifikuar siç ishte edhe ai nga Guinea Bisau,ku po ashtu pretendohej për tërheqje të njohjes së Kosovës nga ky vend.

Është vështirë për një njeri i cili nuk ka lidhje të drejtpërdrejta me ministritë përkatëse të vendeve të involvuara të përcaktojë nëse vërtetë ka ndodhur një gjë e tillë apo është një blof politik i sponzoruar,megjithëse kur kemi të bëjmë me të tilla vende të cilat më shumë i ngjajnë vendeve të ashtuquajtura “Banana Republic” se sa vendeve normale atëhere ,gjithçka është e mundur.

Edhe pse ky lloj dokumeti ishte paraqitur nga personalitet i lartë i shtetit liberian,kështu të paktën njoftojnë mediat serbe,nga vet ministri i punëve të jashtme i Liberisë Gbezongar Milton Findley,i cili në Beograd ia dorëzoi si dëshmi për terheqjen e kinse njohjes ,Ivica Daçiqit,prap seprap ngelen dyshime se e tërë kjo është një propagandë e orkestruar nga shteti serb përmes lobimit dhe mitos dhe shpërblimit për veprimet proserbe.

Edhe pse një vend dhe organet e tij do të mos jenë në dijeni ose të mos e kenë ndërmarrë një veprim të tillë,një ministër i jashtëm i cili do të ketë mundësi të jetë paguar për këtë do të mund të merrte një dokumet të thjeshtë nga ministria e vet dhe ta paraqiste si diçka që do të mund të ishte valid.
A është valid dokumenti të cilën në mënyrë pompoze të dy ministrat ,edhe ai serb dhe ai liberian e paraqiten në Beograd?Në fakt nuk duket të jetë i tillë.

Çdo dokument valid përmbanë vulën,dhe nënshkrimin.Ky dokument,nëse mund të quhet i tillë,se ka as njëren e as tjetren.Ja shikone dhe do ta vëreni edhe ju nga fotoja.Nuk e dimë se si është praktika e lëshimit të dokumenteve ,por normale do të ishte të i kishte këto elemente të cilat në të vërtetë i bëjnë dokumentet valide.

Ne kemi kontaktuar edhe Ministrinë e punëve të jashtme të Kosovës për të shqyrtuar një mundësi të tillë,por deris apo shkruajmë këtë text nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.
Megjithate kemi plotësisht të drejtë në dyshimin e një loje politike në ujdi për para.Por kjo nuk e abolon nga përgjegjësitë e veta për jo efikasitet vet ministrin dhe ministrinë e Kosovës.Megjithëse mundësia e rrezikut të tërheqjes dhe mosnjohjeve egziston ,siç e pranojnë nga vet Ministria e punëve të jashtme të Kosovës.

/Xhelil Arifi/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close