Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Ambasadori Rohan:Kosova ka rënë dakord për koncesione të mëdha kur ka pranuar planin e Ahtisarit ,ndërsa Serbia s’ka bërë asnjë lëshim deri më tani!

Albert Rohan i cili është një diplomat austrian i njohur për ne sepse një kohë ishte Zëvendës i të Dërguarit Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës, Martti Ahtisaari., ka deklaruar se pavarësia e Kosovës ëahtë fakt i pakthyeshëm dhe se Rusia dhe Serbia duhet ta pranojnë këtë realitet.

Ai ka shtuar se Beogradi dhe Prishtina vazhdojnë negociatat “sepse ata duhet të zgjidhin marrëdhëniet e tyre dhe për shkak se nuk ekziston asnjë proces alternativ”.
“Më duket se skenari më i qartë ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve pa njohje formale.Në vitin 2007, bëhej fjalë për marrëveshjen gjermano-gjermane të viteve ’70 si një model për Kosovën, por Beogradi nuk pranoi, tani ndoshta ky model do të ishte i pranueshëm për të dyja palët” , tha Rohan.
Rohan vlerësoi se në procesin e bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës, problemet më të mëdha po krijojnë aktualisht “Lëshimet ndaj palës serbe dhe themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë”, por shtoi se “Zajednica” “nuk do të jetë asgjë e veçantë”.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po harron faktin se plani i Ahtisaarit bazohej në një kompromis, Kosova ka fituar pavarësinë dhe Serbia ka një zgjidhje për të siguruar mbijetesën e komunitetit serb në Kosovë dhe nuk ka të drejta të tjera të pakicave në ndonjë vend tjetër si në Kosovë. Qëllimi është të mbrojë minoritetin serb edhe Kisha Ortodokse Serbe gëzon privilegje dhe imunitete në zonat e mbrojtura rreth vendeve më të mëdha fetare. Kosova ka rënë dakord për koncesione të mëdha kur ka pranuar planin e Ahtisaarit – Ndërsa Serbia nuk ka bërë deri tani asnjë”, tha Rohan./Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close