Advertisements

Ambasadorja e Finlandës në Prishtinë Stjernvall ,optimiste se së shpejti Kosova do të ketë liberalizim të vizave.

/ATSH/ – Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, u  shpreh optimiste se së shpejti Kosova do të ketë liberalizimin e vizave.

Por, sipas saj, ka ende shumë punë për të bërë sa i përket korrupsionit.

“Fokusi i qeverisë së Kosovës duhet të jetë në përmbushjen e këtij kriteri të fundit që vendi duhet të plotësojë, që jo vetëm detyrimet në procesin e integrimit europian, por sjell shumë të mira për shoqërinë kosovare, me theks të veçantë për të rinjtë. Mendoj se është shumë e nevojshme të mendoni sa i përket anti-korrupsionit dhe krimit të organizuar, sepse ju nuk po e bëni këtë për BE-në, por po e bëni për veten tuaj dhe për Kosovën”, – theksoi ambasadorja e Finlandës në një intervistë për KosovaPress.

Teksa foli për korrupsionin, ambasadorja finlandeze apelon tek institucionet e vendit që të jenë më kërkues në luftimin e kësaj dukurie.

“Sigurisht të gjithë e dinë se ka shumë për të bërë sidomos sa i përket korrupsionit. Pra, masat kundër korrupsionit duhet të merren më seriozisht. Sa i përket krimit të organizuar, unë nuk jam shumë e informuar se çfarë është situata në këtë drejtim, kështu që unë nuk mund të komentoj shumë për këtë”, – thotë Stjervall.

Nesër pritet që Komisioni Europian të publikojë raportin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky raport pritet të dëshmojë nëse vendi e ka plotësuar kriterin e fundit për viza, konkretisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.