Advertisements

Ansambli i Këngëve e i Valleve “GJILANI” nga Gjilanit është fitues i vendit të parë në Festivalin “KAÇANIKU 2018”

Ansambli i Këngëve dhe i valleve “GJILANI” nga Gjilani, kësaj here është fitues i vendit të parë në festivalin ,,Kaçaniku 2018’’. Në këtë festival, Ansamblinë fjalë është paraqitur me këngë e valle popullore të përgatitura enkas për këtë festë në Kaçanik ,duke iu falënderuar gjithë pjesëtarët e Ansamblit për angazhimin, sakrificën dhe kontributin e madh që po japin në sukseset e Ansamblit “GJILANI”, në veçanti mjeshtri Murat Ismajli dhe këshillin artistik të ansamblit në fjalë për përkujdesjen artistike, me orkestrën profesioniste dhe këngëtaret e mirënjohur gjilanas: Avdi Latifi, Qemajl Musliu, Afrim Haziri, Nazim Gagica, Adnan Leka, Meti Maloku, Nehat Ferati, Suela Ismaili, Eronita Qerimi, Rinesa Zairi dhe Qemajl Musliu për realizimin e kolazhit të valleve.

Gjithashtu i urojmë edhe fituesit e tjerë, dhe falënderojmë organizatorin për pritjen dhe realizimin e këtij festivali të mrekullueshëm, sepse këto ngjarje kulturore janë shumë të rëndësishme për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona kombëtare, shkëmbimin e përvojave me artistet e te gjitha trevave tona.
/Tefik Selimi
Legjenda: Foto nga ansambli…

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: