“Arbeiter-Samariter-Bund (ASB) dhe MPMS e Kosovës nënshkruan memorandum për rritje të përkrahjes sociale

Loading...

ATSH/.- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Organizata Gjermane “Arbeiter-Samariter-Bund (ASB)” nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit në kuadër të implementimit të projektit, “Iniciativa për Dimension Social të Integrimit Europian” për Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica dhe drejtori i ASB-së për Europën Juglindore, Emir Bojadziç.

Qëllimi i këtij memorandumi është përparimi i sistemit të mbrojtjes sociale dhe ngritja e kapaciteteve të qeverive lokale, si dhe përkrahja e grupeve të ndryshme sociale, nëpërmjet implementimit të projektit “Iniciativat për Dimension Social”.

Z. Bojadziç falënderoi ministrin Reçica për gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm ku tashmë ASB dhe MPMS kanë nënshkruar një marrëveshje gjatë muajit mars të këtij viti për stabilitet socio-ekonomik të komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë.

Ministri Reçica shprehi gatishmërinë e plotë të tij dhe të MPMS-së për të bashkëpunuar me organizatën ASB, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës dhe në kuadër të kësaj falënderoi z.Bojadziç për përkrahjen që organizata po i jep Kosovës në këtë pikë.

Reçica tha se MPMS do të përmbush të gjitha detyrimet e nevojshme në bazë të memorandumit të nënshkruar, që kanë të bëjnë me përzgjedhjen e disa komunave që ballafaqohen me probleme më të mëdha në fushën sociale, ku do të implementohen projektet e ASB-së.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close