Modern technology gives us many things.

Artistët kërkojnë Teatër të ri Kombëtar

Loading...

ATSH/-Komuniteti i artistëve ka kërkuar në bllok ndërtimin e një godine të re moderne të Teatrit Kombëtar.

65 emrat më në zë të aktrimit, regjisurës e fushave të tjera të artit, duke nisur nga regjisori i madh Pirro Mani, e mandej aktorët Viktor Zhusti, Luftar Paja, Gëzim Kame, Pëllumb Kulla, Eva Alikaj, Spiro Duni, Armando Bora etj, kanë nënshkruar një letër të hapur dërguar krerëve më të lartë shtetërorë, Presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrit, Edi Rama, kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, me anë të cilës shprehim dakordësinë dhe nevojën urgjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar.

Ata  kanë shprehur vullnetin dhe njëkohësisht edhe kërkesën, në funksion edhe të transparencës që i shërben forcimit të besimit në këtë proces, për përfshirjen e tyre në mënyrë të domosdoshme në komisionin e negocimit që do të ngrihet për zhvillimin e projektit të ri, ndërsa parashtrojnë se prona që zotëron Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet ekskluzivisht për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos e cënuar dhe duke mos lejuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone.

Gjithashtu ata vlerësojnë se koha e diskutimeve ka mbaruar dhe se tashmë duhet një vendimmarrje sa më e shpejtë, në mënyrë që teatri i ri të ndërtohet sa më parë.

“Prej momentit kur mendimi i ekspertizës institucionale që ka lidhje me arkitekturën, inxhinierinë e ndërtimit, zjarrfikësit etj, është shprehur në formë të qartë në lidhje me këtë çështje, çdo ditë që kalon është thjesht humbje kohë me debate të cilat mund t’i shërbejnë kujtdo, por jo interesave të publikut dhe Teatrit Kombëtar”, thuhet në letrën e hapur të artistëve.

Ata gjithashtu, i bëjnë thirrje të gjithë faktorit politik që të mos e përdorë çështjen e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar për qëllime meskine të politikës së ditës.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe artistëve u arrit marrëveshja për ndërtimin e godinës së re të Teatrit të ri Kombëtar, e cila në thelb i jep zgjidhje të gjitha kërkesave që artistët nënshkrues të kësaj letre paraqesin. Kështu, marrëveshja e arritur sot garanton ndërtimin e një teatri të ri në pronën e Teatrit Kombëtar, pa kulla sipër, mostjetërsim të pronës së tij dhe përfshirjen e dy përfaqësuesve të artistëve në grupin që do merret me zhvillimin e projektit.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close